News

Ilirjani: Ndryshimi i orarit në administratë, projekt vizionar i Kryeministrit

Kohët e fundit është diskutuar lidhur me një projekt të qeverisë shqiptare për të ndryshuar orarin e punës së administratës publike.

Diskutohet se orari i ri do rë shtrihet deri në 17.30, me një orë të plotë pushimi në mes për punonjësit.

Për të folur lidhur me këtë temë, themeluesi i The Headhunter, Elton Ilirjani, ishte i ftuar dje në televizionin publik shqiptar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”.

I pyetur lidhur me këtë projekt, Ilirjani shprehu dakordësinë e tij të plotë:

Unë mendoj që kjo është një ndër reformat më të suksesshme që do të bëjë Kryeministri i vendit, ndërkohë që unë nuk është se jam i orientuar politikisht, jam ndër personat që nuk kam votuar asnjëherë, asnjë parti. Por Kryeministri e ka menduar mirë. Unë mendoj që është një zgjidhje dhe një zgjedhje e duhur”.

“Sepse administrata jonë shumë punëtore, - vijoi Ilirjani jo me pak ironi - e merr pushimin edhe një, edhe dy edhe tre orë dhe ndonjëherë nuk i gjejmë as nëpër zyra. Kështu që nga ana sociale nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndikim të madh, sepse ata (punonjësit) do ta gjejnë mundësisnë për t’u larguar. Gjëja kryesore që unë shikoj këtu, është që një orë ligjore (pushimi) ata duhet ta kenë të ligjëruar të ushqehen, sepse deri tani nuk e kanë patur të ligjëruar”.

“Unë mendoj së është një zgjehdje e duhur – e ritheksoi Ilirjani bindjen e tij. - E gjithë kjo sipërmarrje, i gjithë ky lançim që kryeministri po i bën partneritetit publik-privat sikur bën sens, sepse biznesi privat mbyllet në 17.30. Ne hapemi në orën 09.00 dhe mbyllemi në 17.30. Mirë është që bashkëpunimi publik-privat të funksionojë, jo të shkojmë në orën 17.00 osë 15.49 dhe të mos gjejmë asnjë në administratë. Mund të na duhet një dokumentacion, në momentet e fundit mundet të na duhen ndryshime në NIPT. Ka investirorë të huaj që habiten që njerëzit ikin në ora 15.00”.

I pyetur nëse kjo do të thotë se punonjësit e administratës nuk duhet të hanë asnjëherë rehat, Ilirjani u përgjigj:

Ka shumë arsye brenda. Ai (kryeministri) është një person vizionar kur vjen puna te punësimi, aq sa e njoh unë, të tjerat nuk i di. Për sa i përket biznesit në Shqipëri, na vjen shumë në ndihmë një administratë që e përfundon punën në 17.30, se si e rregulon shteti, a kënaqen apo nuk kënaqen punonjësit që nuk e beosj se janë aq të ngarkuar sa njerëzit që punojnë në biznes privat, kjo është tjetër punë. Se e shikoj kur kam kandidatë më këkrojnë t’u gjej punë në administratë se thonë nuk jemi mësuar në biznes privat ku të rri shefi te koka, ku orari bëhet super orar, ku del dhe të shtunë, të dielë në punë dhe nuk e merr vesh askush. Dhe marrim ndonjëherë dhe më pak se administrata. Zotërinjtë në administratë të mësohen se ne po ecim me hapin e kohës, ne jemi një biznes i emancipuar dhe duam një administratë të emancipuar”.

I pyetur nëse do ta kishte ai vetë në dorë, si do ta bënte orarin e punës, Ilirjani tha:

Unë do bëja më të mirën për Shqipërinë. I kuptoj shqetësimet, por ky është një vendim i duhur, e parë edhe nga rajoni ku punoj, i krahasuar me 7 vende në rajon ku unë jam drejtues. I jep temp administratës, e cila nuk duhet të jetë e përgjumur. Shteti shqiptar duhet bërë me të njëjtin temp që ëhstë bërë biznesi shqiptar. Ky orar do t’i impenjojë më shumë, do t’i bëjë më të përgjegjshëm (punonjësit). Di që në Maqedoni që ka një orë e gjysëm apo dy orë pushim në ditë për të shkuar në çerdhe për të ushqyer fëmijët me gji, etj. Nuk është zgjatje orari, është ndryshim orari” – përfundoi CEO i kompanisë më të madhe të punësimeve në rajon ndërhyrjen e tij në RTSH.   

Klikoni linkun e mëposhtëm për të parë emisionin e plotë:

https://www.youtube.com/watch?v=xfk-0xM5HlM&feature=youtu.be