Blog

10 gabime fatale që duhet t'i shmangni gjatë një interviste për punë

Image

 

Mënyra më e mirë për të shmangur gabimet më të zakonshme dhe më të rrezikshme të intervistave të punës, është të vendosësh të mos i bësh ato. Lexo 10 rreziqet kryesore gjatë intervistave të punës.

  1. Të gënjesh

Mëgjithëse është tunduese, nuk do të funksionojë. Sigurisht përpiqu të zbukurosh gjërat :jo të mira. Por gënjeshtrat e drejperdrejta nuk funksionojnë KURRË.

Mark Tëain u shpreh: “Nëse thua të vërtetën, nuk do të të duhet të mbash mend asgjë.” Mendo për një moment, do të të kapin më vonë.

 

  1. Të “shkatërrosh” kompaninë aktuale

Të ka ardhur në majë të hundës puna aktuale dhe do jepje cdo gjë për ta lënë sepse të kanë trajtuar keq? Intervista e punës NUK është koha për të kërkuar hakmarrje. Mbaj në mendje që intervistuesi po dëgjon përgjigjet e tua dhe po mendon se si do të ishte të punonte me ty. Pyet veten: Të pëlqen të punosh me njerëz që vetëm kritikojnë të tjerët? A nuk është pak demoralizuese? Problemi është se intervistuesi nxjerr përfundime të mëdha nga përgjigjet e tua. Kështu që komenti jot ulës për shefin tënd apo punëdhënësin mund të interpretohet si “standarti” jot I të menduarit. Të bën ty të dukesh keq, jo punëdhënësin.

  1. Të jesh i pasjellshëm

Nëse kupton se aksidentalisht u tregove i pasjellshëm, kërko falje me qetësi dhe sinqeritet. Më pas lëre me aq dhe vazhdo me intervistën. Nëse e humb për këtë arsye, do të ndikojë në performancë. Cfarë konsiderohet “e pasjellshme”?. Epo, kjo varet nga audienca juaj. Si rregull i përgjithshëm, shmang shakatë për tema delicate dhe kujdes nga të qënurit shumë i shoqërueshëm me intervistuesin: I sjellshëm dhe miqësor ështe mjaftueshëm. Në fund të fundit, nuk je në pub me të. Kështu që qëndro professional. Gjithashtu mbaj ne mendje se cdokush që takon mund të jetë i përfshirë në procesin e përzgjedhjes. Kështu që të injorosh recepsionistin apo të flasësh ashpër me pjesëtarët e rinj të stafit mund të të kushtojë vendin e punës

4. Të ankuarit

Ok udhëtimi yt me furgon mund të ketë qenë një makth dhe ndoshta mendove se urbani nuk do të vinte kurrë, ose radha në trafik ishte e pafundme. Intervistuesi yt nuk do t’ia dijë për këtë!

Ankimi, edhe në formë shakaje, nuk është një hapës bisede i rekomandueshëm. Mund të jetë komplet i padëmshëm ose mund thjesht ta ftohë intervistuesin. Mos lër ankesat të jenë përcaktues i tonit të intervistës!

5. Të flasësh për personat me të cilët nuk shkon mirë në punë

Në ditët e sotme, është e zakonshme të pyetesh si i manaxhon konfliktet. Kompanitë e kuptojnë rëndësinë e marrëdhënieve ndërpersonale në vendin e punës. Kështu që nëse iu pyesin rreth njerëzve apo situatave të komplikuara, sigurohu të qendrosh larg nga sulmet e karaktereve apo hedhja e fajit të tjerëve sepse nuk do t’iu ndihmojë! Nëse aksidentalisht e “thyen” këtë rregull, kërko ndjesë dhe shpjego çfarë doje të thoje në “të vërtetë”.

6. Të mos qënurit i përgatitur

Rilexo versionin e duhur te CV-së tënde dhe njoftimin e punës, në momentet përpara intervsitës. Është e habitshme sa persona nuk mbajnë mend atë cka është shkruar ne CV-të e tyre. Dhe nëse të kujtohet cfarë personi po kërkohej në njoftimin e punës, është më e lehtë të demostrosh që i ke ato cilësi.

Sigurohu që ke me vete cdo gjë që të është kërkuar. Është në rregull të kesh me vete një bllok shënimes10h dhe stilolaps, por sigurohu që janë të rregullt. Është gjithashtu në rregull të marrësh shënime me vete, sidomos nëse ke ndonjë pyetje që do të sqarosh. Kjo tregon që po e merr aplikimin për punë seriozisht. Kandidatët e papërgatitur rrallë e fitojnë ofertën për punë.

7. Të dukesh shumë nervoz, ose me shumë vetëbesim

Nëse dukesh shumë nervoz, do të duket sikur nuk ke mjaftueshëm vetëbesim për të bërë punën. Gjithsesi, të dukesh tepër me vetëbesim mund të bëjë të tjerët të besojnë se nuk do të mund të përshtatesh me skuadrën. Nëse të qënurit nervoz gjatë intervistës është një problem për ty, mund t’ia vlejë të marrësh ndihmë praktike nga një person i specializuar, sic mund të jetë një trajner për intervista.

8. Të lësh një përshtypje të parë të dobët

Fatkeqësisht, sado që të përpiqet intervistuesi, shumica e vendimeve “nuk dua ta punësoj” merren që në minutat e para të kontaktit. Nëse lë një përshtypje të parë të mirë, intervistuesi ka më shumë mundësi ti anashkalojë “imperfeksionet” në përgjigjet tuaja.

9. Të mos kesh bërë kërkime mbi kompaninë

Si një rregull i përgjithshëm, sa më e njohur firma, aq më shumë pritet prej jush që ti keni kryer detyrat e shtëpisë. Të bësh kërkime mbi kompaninë tregon që e do vërtet punën.

Shembull real nga një intervistë për një markë të njohur ushqimesh:

Kandidati: “Përshëndetje Z. Intervistues. Po, do më pëlqente shumë të punoja për kompaninë tuaj. Mendoj se marka juaj është e shkëlqyer dhe do doja të kontribuoja në strategjinë e marketingut tuaj.

Intervistuesi: “Cfarë mendoni rreth produktet tonë aktuale krahasuar me konkurrentët?

Kandidati: “Oh… Epo… Nuk kam patur kohën të kërkoj rreth kësaj, vërtet.”

10. Të kalosh cakun dhe të mos e vësh re

Po, e dimë, nuk doje te kaloje caqet. Por nuk ka rëndësi cfarë qëllimi kishe. Rëndësi ka si reagon personi tjetër. Pra cfarë mund të bësh? Përgatitu të thuash thjesht “Më falni, nuk doja të thoja atë!” Kjo kërkon që të kesh vemendjen tek intervista në vend të mendimeve dhe ndjenjave të tua. Pasi kë kërkuar falje, lëre me aq, merr fryme thellë për tu relaksuar dhe vazhdo me intervistën e punës.