Stafi ynë

STAFI, SUKSESI YNË

Ne besojmë se njerëzit që janë të stimuluar krijojnë gjëra të mëdha. Ndaj ne përpiqemi në mënyrë konstante që t’i frymëzojmë dhe motivojmë anëtarët e stafit tonë.

Kur caktojmë objektiva, ne e kemi gjithnjë të qartë në mendje se jemi një pikë referimi në këtë industri dhe se përcaktimi i planeve ambicioze duhet te marrë një përgjigje të përshtatshme nga stafi ynë. Kjo është edhe mënyra se si i përzgjedhim bashkëpunëtorët tanë. Ata janë profesionistë ambiciozë që kanë integritet dhe etikë dhe janë të përkushtuar në arritjen e qëllimit të përbashkët që është ofrimi i një shërbimi po aq cilësor sa do ta dëshironim edhe për veten tonë. Një strategji e tillë sjell te ne klientë dhe kandidatë të kënaqur. 

Ne, The HeadHunter Group, i mbështesim fuqimisht diversitetet. Një mjedis multikulturor, të cilin jemi duke e ndërtuar me sukses, është një prej pikave tona më të forta. Por diversiteti kulturor nuk është i vetmi. Ne jemi gjithashtu tejet të angazhuar të mbështesim diversitetet individuale. Dhe kjo nuk është vetëm një vlerë e jona e brendshme, sepse ne po i përhapim këto vlera në mënyrë që të kemi ndikim te komunitetet tona tradicionale.  

Stafi është vlera jonë.