Mundësi Punësimi

MENAXHER/E DYQANI - TIRANE

Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd 
është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët.  Në emër të një prej klientëve tanë, një qendër e njohur tregëtare, jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:

MENAXHER/E DYQANI

Roli dhe përgjegjësitë:

Menaxheri i dyqanit eshte pergjegjes per menaxhimin e perditshem te dyqanit ne perputhje me politikat dhe standartet e vendosura nga kompania dhe punedhenesi.

Qellimi kryesor i punes se menaxherit te dyqanit eshte te permiresoje shitjet dhe maksimizoje fitimet duke rritur xhiron ditore. Per arritjen e ketyre objektivave menaxheri I dyqanit ka pergjegjesine kryesore qe lidhet me:  funksionimin e dyqanit; menaxhimin e stafit te dyqanit, kontrollin e kases, arketimet dhe inventarin; sherbimin ndaj klientit; aktivitetet e marketingut; aktivitetet logjistike dhe administrative per te cilat kane rene dakort me menaxherin e pergjithshem. 

Përgjegjesitë kryesore :

  • Menaxhon dhe motivon stafin e dyqanit qe te rrise shitjet ditore dhe te maksimizoje efikasitetin ne pune.
  • Menaxhon dhe kontrollon stokun; mban te gjithe dokumentacionin perkates dhe ben rregullisht regjistrimin e shitjeve per te pare nivelin e stokut
  • Merr ne dorezim mallin sa here qe vjen furnizimi dhe sigurohet qe procedura perkatese ndiqet me perpikmeri; firmos dokumentacionin e nevojshem dhe koordinon me financen per mbylljen e gjendjes se inventarit pas marrjes se mallit ne dorezim
  • Perpilon raporte statistikore periodike per te analizuar nivelin e shitjeve sipas tendencave, preferencave, grup moshave, etj., ne menyre qe te lehtesoj planifikimin, te parashikoje volumin e shitjeve ne te ardhmen dhe te maksimizoje perfitimet nga dyqani
  • Perpilon raporte te tjera sa here qe i kerkohet nga menaxheri pergjithshem
  • Merret me ceshtjet e stafit duke bere vleresimin periodik te performances, ofron dhe propozon trajnim dhe mundesi zhvillimi profesional per stafin e dyqanit nepermjet: trajnimit formal, trajnimit jashte kompanise, instruksioneve ne baze ditore, ndarjen e informacionit te shkruar qe merret direkt nga “franchiser”, etj
  • Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit te punes dhe te disiplines ne pune nga stafi dhe i propozon CEO dhe HR, kur eshte e nevojshme, masa disiplinore te argumentuara ne lidhje me problemet e konstatuara.
  • Perpilon me pergjegjesi liste prezencat javore dhe mujore te stafit, duke zbatuar te gjitha rregullat e percaktuara ne kete drejtim (orarin normal te punes, oret jashte orarit, ditet e festave zyrtare, lejet e zakonshme, etj)
  • Siguron zbatimin e standarteve baze te cilesise, paraqitjes dhe vendosjes se mallit ne dyqan; te rregullit dhe pastertise ne dyqan dhe magazine, te funksionimit te perditshem te dyqanit si dhe te sherbimit ndaj klientit
  • I pergjigjet ankimimeve dhe komenteve te klienteve
  • Gjen dhe sugjeron forma praktike dhe krijuese per promocionin e dyqanit/mallit duke bashkepunuar ngushte me Menaxherin e Marketingut dhe duke marre aprovimin nga CEO, si psh. duke siguruar lidhjen me shkollat, mediat dhe komunitetin ne pergjithesi sa here qe i kerkohet;
  • Merr pjese ne mbledhjet periodike te organizuara nga CEO apo te tretet , kur eshte e nevojshme
  • Vendos prioritete, identifikon dhe zgjidh problemet urgjente qe lidhen me mbarevajtjen e dyqanit
  • Njeh dhe ndjek tendencat e biznesit te shitjes te veshjeve ne pergjithesi; i paraprin ne avance dhe kupton interesat dhe tendencat e klienteve dhe monitoron ne menyre te qellimshme ecurine e konkurences
  • Sugjeron/propozon tek CEO ide dhe inisiativa per permiresimin e biznesit

Asiston vete ne shitje sa here qe eshte e nevojshme

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  • Te kete te pakten 3 vjet eksperience pune ne Retail;
  • Te kete njohuri te mira te gjuhes italiane dhe angleze;
  • Te kete njohuri te mira te paketes Microsoft Office.

 

PAGESA:       Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e celularit + 355 68 2033430 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 24/01/2019. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

 

Përshkrimi i punës

Vendndodhja

Tirana

Lloji i punës

Menaxhere dyqani

Paga

Konkurruese

I publikuar

10/01/2019 12:47