Mundësi Punësimi

AGJENT SHITJESH PER UDHETIME - TIRANE

Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd 
është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët.  Në emër të një prej klientëve tanë, një agjensi e mirënjohur turistike, jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:

Agjent udhëtimi (Agjent shitjesh për udhëtime)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Duhet  te planifikoje , krijoje dhe shesi paketa turistike / bileta udhetimi sipas kerkesave te klienteve;
  • Te kete njohuri te mira ne platformat e biletarise  Amadeus / Galileo si dhe te platformave online  per rezervime hotelesh, turesh, transfertash;
  •  Perditeson njohurite per destinacione te reja, hotele,, oferta dhe krijon nje database me cdo produkt te ri per tregun shqipetar per ti sherbyer sa me mire klientit;
  • Informon klientet   rreth udhetimit , duke perfshire dokumentat qe kerkohen dhe detajet e itinerarit;
  • Pergatit ne forme te detajuar kostot e udhetimit;
  • Mban mardhenie shume te mira me agjensite e udhetimit rishitese dhe kujdeset per mbarevajtjen e rezervimeve dhe leshimin e dokumentacionit te rregullt;
  • Arketon pagesat / ruan te dhenat financiare;
  • Regjistron te  dhenat  e klienteve ne sistem. kujdeset per mbarevajtjen e udhetimit te klientit duke marre informacion te detajuar gjate dhe mbas tij;
  • Merr pjese ne seminare / panaire per tu informuar rreth trendeve te fundit te turizmit;
  • Kerkon dhe aplikon kanale te ndyshme shitjesh;
  • Kujdeset per cdo kerkese qe vjen ne zyre nepermjet mail-it apo rrjeteve sociale si FB dhe IG;

 

Kërkesat e profilit:

  • Diplomë universiteti
  • Aftësi shumë të mira komunikimi
  • Njohuri shume te mira te anglishtes dhe njohuri te shkelqyera kompiuterike;
  • Eksperiencë e mëparshme në shitje
  • Menaxhon mire stresin dhe fluksin e larte te punes . Eshte nje degjues i mire dhe reagon mire ndaj kritikave;

PAGESA:       Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e celularit + 355 68 2033430 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 24/01/2019. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Përshkrimi i punës

Vendndodhja

Tirane

Lloji i punës

Agjent shitje

Paga

Konkurruese

I publikuar

10/01/2019 14:55