Mundësi Punësimi

KUZHINER/E - TIRANE

Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd
 është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët.  Në emër të një prej klientëve tanë, një grup restorantesh, po kërkojmë në Tiranë / Shqipëri:

Kuzhinier/e

Përgjegjësitë kryesore

  • Ngritjen e stacioneve të punës me të gjithë përbërësit e nevojshëm dhe pajisjet e gatimit;
  • Ndjekjen e udhëzimeve në gatim dhe përgatitjen e ushqimeve në kohë;
  • Lëvizjen shpejt ne kuzhinë, menaxhimin e shumë detyrave njëkohësisht;
  • Gatimin e produkteve sipas recetave të kompanisë;
  • Sigurimin qe përbërësit për t'u përdorur në gatim të jenë gati (Pastrimi i perimeve, prerja e mishit etj.);
  • Sigurimin që cdo pjatë të jetë e prezantuar sipas formatit të vendosur nga kompania;
  • Mbajtjen e rregullt dhe të pastër të kuzhinës;
  • Sigurimin që të gjitha ushqimet dhe sendet e tjera të ruhen siç duhet;
  • Kontrollin e cilësisë se përbërësve;
  • Monitorimin e stokut të lëndës së parë;
  • Disponueshmërinë për të punuar në turne të ndryshme, duke përfshirë edhe fundjavat;
  • Aftësinë për të punuar në grup dhe për të krijuar një mjedis familjar;
  • Ndjekjen e të gjitha rregulloreve të shëndetit dhe sigurisë në punë.

Kërkesat e profilit:

  • Të punojnë mirë në ekip;
  • Të kenë aftësi të mira komunikimi;
  • Të kenë gjendje të mirë fizike për punë;
  • Të kenë aftësi të mira organizative;
  • Të shërbejnë në mënyrë profesionale tek klienti (sjellje miqësore, relaksuese, mirësjellje dhe shërbim i shpejtë);
  • Të kenë njohuri për sigurinë e ushqimit, rregullat higjeno-sanitare dhe shëndetësore.

PAGESA:       Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e celularit + 355 68 2033430 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 21/02/2019. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Përshkrimi i punës

Vendndodhja

Tirane

Lloji i punës

Kuzhinier/e

Paga

Konkurruese

I publikuar

07/02/2019 10:05