Mundësi Punësimi

MENAXHER I BURIMEVE NJERËZORE - TIRANË

Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd
 është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët.  Në emër të një prej klientëve tanë, një zinxhir ndërkombëtar dyqanesh në fushën e shitjeve të produkteve të arredimit shtëpiak, jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:

MENAXHER I BURIMEVE NJERËZORE

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive

Përgatit dhe zhvillon funksionimin e të gjitha programeve dhe funksioneve të Burimeve Njerëzore, përgatit strategjitë për trajnimin, zhvillimin e personelit, matjen e performancës, përgatitjen e procedurave për administrimin e personelit në përputhje me ligjet në fuqi, jep asistencë teknike menaxhimit të kompanisë dhe staf-it ekzekutiv, interpreton dhe siguron mbështetjen në standartet e Ligjit Shqiptar të Punësimit.

 

Përgjegjësitë kryesore:

  • Drejton funksionet menaxhuese të Burimeve Njerëzore për Kompaninë përfshirë rekrutimin, ndarjen e detyrave në personel, trajnimin dhe zhvillimin, vleresimet e performancës, etj.
  • Menaxhon praktikat administrimit dhe kompensimit për punonjësit (kontratat, pagat, shpërblimet etj ) dhe marrëdhëniet me Zyren e Punes, inspektoriatin e punës etj;
  • Zbaton, interpreton dhe monitoron zbatimin në përputhje me Kodin e Punës dhe me politikat e Grupit të procedurave të brendshme të Burimeve Njerëzore;
  • Zhvillon dhe monitoron buxhetin dhe burimet e tjera që i janë caktuar departamentit të Burimeve Njerëzore;
  • Zhvillon apo modifikon rregulla, politika apo standarte, ndjek ndryshimet e legjislacionit në fuqi dhe aplikon ndryshimet;
  • Siguron përputhje me Ligjet Shtetërore të aplikuara në rregulloret dhe /ose rregullat e kompanisë, standartet dhe udhëzimet etj;
  • Funksionon dhe punon pro-aktivisht me menaxherët për të zhvilluar strategji për zgjidhjen e problemeve në Burimet Njerëzore;
  • Supervizon dhe këshillon stafin për tu përqasur sa më shumë me vlerat e kompanisë, për të rritur frymën e grupit, komunikimin dhe arritjen e objektivave;
  • Udhëheq procesin për rishikimin e përshkrimeve të punës, monitorimin e detyrave dhe ngarkesës së punonjësve;
  • Bën gjykimin final me përgjegjësi për vendime të ndryshme të menaxhimit të Burimeve Njerezore.
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga eproret;

Kërkesat e profilit:

Të ketë përfunduar arsimin e lartë;

Eksperiencë në formulimin e politikave, në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të reja dhe procedurave. Preferohet mbi 3 vjet eksperiencë në funksionet e menaxhimit të BNJ;

Të ketë njohuri teknike në lidhje me sa më poshtë:

  • Parimet, teoritë dhe praktikat e marrëdhënieve me punonjësin;
  • Parime, teori dhe praktika të menaxhimit të burimeve njerëzore;
  • Parime, teori dhe teknika të klasifikimit të punës dhe/ose analiza pune;
  • Aktet standarte të legjislacioni të punësimit;
  • Parime, teori dhe praktika të rekrutimit dhe përzgjedhjes;
  • Parime, teori dhe praktika të trajnimit dhe zhvillimit të punonjësve;
  • Parime, teori dhe praktika të vlerësimit të punonjësve;
  • Aftësi në zhvillimin e buxheteve të burimeve njerëzore;
  • Aftësi për të zhvilluar dhe percjellë prezantime;
  • Aftësi ndërpersonale, komunikim, profesional verbal dhe të shkruar;
  • Aftësi për të komunikuar dhe ndërvepruar me drejtuesit dhe punonjësit e të gjitha niveleve;
  • Aftësi për të motivuar ekipet dhe për të menaxhuar në të njejtën kohë projekte të ndryshme;
  • Aftësi për të kontrolluar të tjerët duke u caktuar/drejtuar punën, drejtuar vlerësime tek punonjësit, trajnime të staf-it dhe zhvillim, duke marrë veprime të përshtatshme disiplinuese/korrektuese etj;
  • Aftësi shumë të mira në programet kompjuterike, paketen office etj;
  • Aftësi për të përdorur sisteme të automatizuara të burimeve njerëzore;
  • Komunikon me njerëzit me një sjellje që tregon, ndjeshmëri, takt dhe profesionalizëm;
  • Aftësi shumë të mira në gjuhën angleze;

 

PAGESA:       Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e telefonit +355 68 20 33 430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 22/04/2019. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

 

Përshkrimi i punës

Vendndodhja

Tirane

Lloji i punës

Menaxher BNJ

Paga

Konkurruese

I publikuar

08/04/2019 16:41