Mundësi Punësimi

ASISTENT MENAXHER - TIRANË

Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd
 është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët.  Në emër të një prej klientëve tanë, një zinxhir ndërkombëtar dyqanesh në fushën e shitjeve të produkteve të arredimit shtëpiak, jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:

ASISTENT MENAXHER

Përgjegjësitë kryesore:

  • Të ndjek politikat e kompanisë.
  • Optimizimi i fitimeve duke kontrolluar shpenzimet.
  • Zgjidhja e çështjeve të konsumatorëve në kënaqësinë e tyre të përgjithshme.
  • Ruajtja e një stili të përgjithshëm menaxhimi që ndjek praktikat më të mira të kompanisë.
  • Përgatitja dhe paraqitja e performancës së punonjësve.
  • Mbikëqyrja e inventarit.
  • Ndihmoni klientët sa herë që është e nevojshme.
  • Marrjen e masave disiplinore kur është e nevojshme.
  • Sigurimi i një standardi konsistent të shërbimit të klientit.
  • Motivimin e punonjësve .
  • Ruajtja e standardeve të dyqaneve sipas praktikave më të mira të kompanisë.
  • Përfundon detyrat e caktuara nga menaxheri i përgjithshëm me saktësi dhe efikasitet.
  • Mbështet menaxherët e dyqaneve sipas nevojës.
  • Kryen hulumtime të gjera në lidhje me tregun dhe konkurentët.
  • Përgatit raportet mujore, tremujore dhe vjetore mbi progresin e shitjeve.

Kërkesat e profilit:

  • Diplomë master në menaxhim biznesi ose në fusha të ngjashme.
  • Të ketë mbi 4 vite eksperience pune si menaxher;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera kompjuterike ,  përdorimin e paketës Office (sidomos Excel).
  • Aftësi të shkëlqyera analizuese dhe raportuese;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Njohuri shumë të mira të anglishtes së folur dhe të shkruar,
  • Menaxhon mirë stresin dhe fluksin e lartë të punës
  • Duhet të jetë i vetë-motivuar dhe të kenë dëshirën për vetë-zhvillim.
  • Të ketë aftësinë për të punuar në grup dhe në mënyrë të pavarur kur kërkohet.
  • Të jetë i përkushtuar ndaj kënaqësisë dhe përvojës së klientit.
  • Aftësi të jashtëzakonshme negociuese

 

PAGESA:       Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: e.stermasi@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ergesta STERMASI në numrin e telefonit +355 68 20 33 430 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 22/04/2019. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

 

Përshkrimi i punës

Vendndodhja

Tirane

Lloji i punës

Assistant

Paga

Konkurruese

I publikuar

08/04/2019 16:44