Mundësi Punësimi

BRAND MANAGER - TIRANE

Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd 
është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët.  Në emër të një prej klientëve tanë, një kompani distribucioni, po kërkojmë në Tiranë:

BRAND MANAGER

Përgjegjësitë kryesore:

  • Zbaton planet e marketingut për markën duke gjetur mënyra specifike pozicionimi në treg me qëllim përmirësimin e prezencës dhe vizibilitetit të markës;
  • Sigurohet që të gjitha aspektet e marketingut dhe aktiviteteve të produktit të përputhen me etikën dhe qellimet e markës;
  • Identifikon, vlerëson dhe plotëson nevojat e klientëve bazuar në politikën dhe strategjinë fitimprurese dhe komerciale të kompanisë;
  • Qëndron i informuar në zhvillimin e tregut dhe identifikimin e iniciativave të reja;
  • Monitoron prezencën e produkteve dhe siguron mbështetjen e tyre me marketing;
  • Menaxhon dhe promovon zhvillimin e produkteve/markave të reja në bashkëpunim me departamentet e tjerë të kompanisë;
  • Vendos dhe zhvillon marrëdhënie të qëndrueshme midis kompanisë dhe klientëve;
  • Kërkon mundësi të reja të marketingut që përshtaten me markën dhe maksimizojnë mundësitë për rritje;
  • Planifikon dhe zhvillon masa konkrete për realizimin dhe tejkalimin e objektivave.

 

Kërkesat e profilit:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi, dega Menaxhim Biznes, preferohet profili Marketing;
  • Minimum 3 vite eksperiencë pune në pozicion Brand Marketing në industrinë e FMCG; 
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe shkresor;
  • Aftësi analitike në kërkim tregu, parashikim dhe menaxhim; 
  • Njohuri shumë të mira të gjuhes angleze dhe italiane, të folur dhe të shkruar;
  • Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e paketës Office.

                           

PAGESA: Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: o.qarri@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Olta QARRI në numrin e telefonit +355 68 6077430  (nga Hëna në të Premte) jo më vonë se data 06/06/2019. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

 

Përshkrimi i punës

Vendndodhja

Tirane

Lloji i punës

Marketing

Paga

Konkurruese

I publikuar

23/05/2019 15:05