Mundësi Punësimi

EKONOMIST/E - TIRANE

Job Good! Life Good!
The HeadHunter Ltd
 është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, Greqi, Qipro, Serbi dhe Shtetet e Bashkuara. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht të Kandidatët dhe Klientët.  Në emër të një prej klientëve tanë, jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:

EKONOMIST/E

Përgjegjësitë kryesore:

  • Regjistrimi ditor i veprimeve financiare të kompanisë;
  • Ndjekja e procedurave të importit dhe eksportit me doganën;
  • Përgatitja e akt rakordimeve tre mujore;
  • Mbajtja e dosjes në fund të mbylljes të autorizimeve përkatese RPA dhe RLP;
  • Transmetimi i informacionit me nënkontraktorët si edhe me kompani të ndryshme bashkëpunuese;

Kërkesat e profilit:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë për Ekonomi/Financë;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës spanjolle (e domosdoshme);
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizative;
  • Të ketë njohuri bazë të programeve financiare;
  • Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme.

 

PAGESA:       Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: a.puma@theheadhunter.com, për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znj. Ardita PUMA në numrin e telefonit +355 68 60 77 622 (nga e Hëna në të Premte) jo më vonë se data 09/07/2019. 


Provo suksesin me The HeadHunter!
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Përshkrimi i punës

Vendndodhja

Tirane

Lloji i punës

Ekonomist

Paga

Konkurruese

I publikuar

18/06/2019 14:55