Mundësi Punësimi

MENAXHER I DEPARTAMENTIT TË TI - PRISHTINË

Job Good! Life Good!
The HeadHunter Grou
p është një kompani inovative në përzgjedhjen e Stafit dhe Rekrutimit që operon në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovine dhe Greqi. Ne ofrojmë mentalitetin më të ri në industrinë e personelit dhe biznesi ynë fokusohet kryesisht te Kandidatët dhe Klientët. Në emër të një nga klientët tanë bankë nacionale po kërkojmë të punësojmë në Prishtinë/Kosovë:

MENAXHER I DEPARTAMENTIT TË TI - PRISHTINË

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

  • Koordinon punët me shërbimet përkatëse në Departamentin e TI-së;
  • Propozon dhe përcjell inovimet e reja në lëmin e Teknologjisë Informative;
  • Sugjeron dhe kujdeset për ripërtrirjen e pajisjeve kompjuterike;
  • Kujdeset për material shpenzues në kuadër të Departamentin të TI-së;
  • Menaxhon projektet e Departamentin të TI-së;
  • Jep instruksione të gjithë shfrytëzuesve të pajisjeve dhe aplikimeve rreth përdorimit dhe shfrytëzimit të tyre;
  • Jep instruksione dhe propozime rreth detyrave projektuese të reja;
  • Asiston në programimin e detyrave projektuese të reja;
  • Teston aplikimin dhe nuk e aktivizon deri në plotësimin e të gjitha kërkesave nga detyra projektuese;
  • Përcjell punët e sistemit kompjuterik dhe kujdeset për punën e sistemit, arkivimin dhe azhurnimin e të dhënave;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive  të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Fakulteti Shkenca Kompjuterike ose të ngjashme
  • Mbi 5 vite përvojë pune në Teknologji Informative
  • Njohja e Gjuhës Angleze
  • Njohja e punës me kompjuterë
  • Aftësi organizative dhe menaxhuese
  • Aftësi analitike dhe të komunikimit
  • Aftësi organizative dhe analitike

KOMPETENCAT KYCE PËR: MENAXHER I DEPARTAMENTIT TË TEKONLOGJISË INFORMATIVE

  • Integriteti dhe Besimi         
  • Përcaktimi I prioriteteve
  • I/e orientuar drejt zgjedhjes së problemeve
  • Aftësi planifikuese
  • Organizimi I punës se stafit
  • Delegim
  • Te motivoj te tjerët
  • Shkathtësi strategjike
  • I/orientuar drejt rezultateve;

PAGESA:      Konkuruese.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të aplikojnë online duke klikuar në butonin APLIKO ONLINE. Dërgoni aplikimin tuaj (CV në gjuhën angleze). Për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znjsh. Doruntina JAKUPI në numrin e telefonit + 381 38 749001 (nga Hënë në të Premte) apo nëpërmjet E-mail [email protected] jo më vonë se data 30 Qershor 2017


Provo suksesin me The HeadHunter! 
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

 

Apliko Online

Përshkrimi i punës

Vendndodhja

Prishtina, Kosova

Lloji i punës

Teknologji informative

Paga

Mjaft konkuruese

I publikuar

19/06/2017 14:16