Lajme

The Headhunter vijon trajnimin për sigurinë dhe shëndetin në punë në Portin e Durrësit

Që prej muajit tetor kompania jonë po zbaton programin e trajnimit për sigurinë dhe shëndetin në punë, me të gjithë punonjësit e Autoritetit Portual të Durrësit.

Si administrata, ashtu edhe punonjësit operativë, po trajnohen mbi tematika që prekin direkt shëndetin e tyre dhe sigurinë në punë, si ergonomia, masat e marrjes për parandalimin e zjarreve, dhënia e ndihmës së shpejtë , evakuimi, rreziqet psiko-sociale në punë, si dhe rreziqet e tjera në varësi të profilit të sektorit të punonjësve.

Disa momente nga aktivitetet e trajnimit janë publikuar edhe në portalin e Autoritetit Portual, i cili shkruan se “…në mjediset e APD vazhdojnë trajnimet lidhur me me Sigurine dhe Shëndetin në Punë, sipas detyrimit ligjor shqiptar, qe te gjitha institucionet publike ti trajnojnë punonjësit e tyre mbi këtë tematikë… Trajnimi vlen per te gjithe punonjesit e portit, që nga administrata, e deri te punonjësit e sigurisë, të ofiçinave, vinçiereve, zjarrfikësve etj. Ai do të zgjasë 6 muaj dhe do te kryhet nga kompania The HeadHunter Group.”