Lajme

Stjuardesa për Kuwait Airways, përfundon me sukses përzgjedhja e kandidateve

U përmbyll dje me sukses në Hotel Tirana International procesi i përzgjedhjes së kandidateve të cilat do të trajnohen në Kuvajt si stjuardesa, për të nisur punë në një prej kompanive më prestigjoze ndërkombëtare të fluturimeve ajrore, Kuwait Airways.

Shtatëmbëdhjetë vajza u përzgjodhën ndërmjet një numri të konsiderueshëm kandidatesh të rekrutuara nga The Headhunter në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Pasi ju nënshtruan testeve fizike dhe një testi me shkrim në gjuhën angleze, vetëm kandidatet me rezultatet më të larta morën mundësinë për të vijuar rrugëtimin e tyre profesional për më tej.

The Headhunter dhe Meccti mbetën shumë të kënaqur nga rezultatet e arritura dhe do ta shtrijnë më tej bashkëpunimin mes tyre.

Lajmi i mirë për vajzat që nuk patën mundësi të kualifikoheshin kësaj here, është se në muajin shkurt 2017, ato do të kenë një tjetër mundësi për ta realizuar ëndrrën e tyre për t’u bërë stjuardesa.