Lajme

SHBA dhe Suedia shpallin "People First", një projekt i përqëndruar te burimet njerëzore

TIRANE, 15 DHJETOR, 2016 - Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Ambasada e Suedisë në Shqipëri njoftuan sot se The Headhunterështë përzgjedhur që të zbatojë “PeopleFirst: Rritja e Turizmit përmes Burimeve Njerëzore të Kualifikuara” (“People First”), një qasje e fokusuar të burimet njerëzore për të stimuluar rritjen e punës dhe të punësimit në sektorin shqiptar të turizmit. The Headhunterështë një kompani private që ndihmon në ndërlidhjen e shqiptarëve me punët e turizmit nëpërmjet punësimit, shërbimit të stafit me qira, dhe këshillimit të karrierës.

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, Kryetarja e Bashkëpunimit suedez për Zhvillim Birgitta Jansson, dhe përfaqësuesja e USAID për Shqipërinë, Cate Johnson, mbajtën fjalime përshëndetëse gjatë ceremonisë së lançimit të projektit. CEO i The Headhunter Elton Ilirjani dhe Drejtori i projektit Besart Kondi, i prezantuan detajet e projektit përfaqësuesvetë OJQ-ve, të rinjve, grave dhe mediave.

“People First” do të promovojë rritjen e sektorit të punës duke trajnuar dhe punësuar punonjës me njohuritë që kërkohen nga bizneset e ndryshme të industrisë së turizmit anembanë Shqipërisë. Projekti do të krijojë partneritete ndërmjet punonjësve potencialë, Qendrave të Trajnimit Profesional dhe bizneseve, si dhe do të krijojë shtigjet për punonjësit e mundshëm – në mënyrë të veçantëpër të rinjtë dhe gratë – që të marrin njohuri dhe të hyjnë mes forcave të punës.Ky projekt do tëpërqëndrohet në katër vendndodhje turistike në Shqipëri: Në Rivierën Jugore, në korridorin Durrës-Kavajë, në Shkodër/Alpet shqiptare dhe në Qarkun e Korçës, duke përfshirë Liqenin e Ohrit, Pogradecin dhe Voskopojën.

Në pesë vitet e ardhshme, Shtetet e Bashkuara dhe Suedia do të investojnë 6 milionë dollarë për të promovuar krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike në sektorin shqiptar te turizmit.