Lajme

Kuwait Airways sërish në Shqipëri për stjuardesa, mundësi e artë

Pas suksesit të selektimit të herës së parë me mbi 20 kandidate fituese ndër rreth 100 aplikuese, për të dytën herë brenda pak muajsh, kompania prestigjioze e fluturimeve ajrore ndërkombëtare Kuwait Airways dhe kompania Meccti, i besojnë The Hedhunter procesin e përzgjedhjes së kandidateve për t’u bërë asistente fluturimesh (stjuardesa).

Faza e rekrutimit ka nisur tashmë dhe po bëhet grumbullimi i CV-ve të kandidateve.

Kanditatet e përzgjedhura (mund të jenë të cilësdo kombësi, apo nga cilido shtet), të cilat duhet të jenë njohëse të mira të gjuhës angleze dhe të mos kenë shenja të dukshme si tatoo, etj, pasi t’iu nënshtrohen testeve përkatëse në Tiranë, do të ftohen që t’i bashkohen një trajnimi 3 mujor të paguar në Kuvajt.

Fitueset më pas do të nënshkruajnë një kontratë, me kushtet ndër më të mirat e tregut, që përfshijnë ndër të tjera, përveç 30 ditëve pushime vjetore dhe 16 ditë pushim nga festat zyrtare të Kuvajtit, edhe mbulim me siguracion shëndetësor edhe për lëndime apo aksidente jashtë mjediseve dhe kontekstit të punës.  

Paga është jashtëzakonisht shumë konkurruese, dhe kandidatet fituese do të kenë përveç saj edhe bonuse të posaçme mbi bazën e numrit të fluturimeve, si dhe do të kenë një kuotë fikse mujore ekstra për blerjen e produkteve kozmetike dhe stolive të tjera estetike.

Ato do të kenë të mbuluar çdo shpenzim pune gjatë qëndrimit në vendet e huaja, si dhe një mundësi të shkëlqyer akomodimi me kosto minimale në një ndërtesë të vetë kompanisë në Kuwait City.

Përveçëse bëhet fjalë për një mundësi të shkëlqyer ekonomike, vendi i punës është padyshim edhe një përvojë e paçmueshme profesionale në rang global.

Ndaj të gjitha vajzat e interesuara duhet të aplikojnë sa më parë brenda 25 janarit 2017[email protected]

Për çdo informacion shtesë mund të telefononi në +355 682056933 (Shqipëri), +381 38 749001 (Kosovë) +389 70 350301 (Maqedoni) +382 674 11177 (Mali i Zi), +38763790885(Bosnje Hercegovinë) nga e hëna në të premte.