Lajme

The Headhunter, tashmë edhe në Teksas të SHBA-ve

Grupi The Headhunter, që prej 01 janarit 2017 nuk ka më vetëm një profil rajonal, por tashmë e ka shtrirë aktivitetin e tij në shkallë globale.

Duke nisur që prej datës së mësipërme, The Headhunter ka regjistruar ligjërisht degën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shënuar kështu një rast ndoshta unik të një sipërmarrjeje shqiptare, që e shtrin veprimtarinë e saj dhe është e pranishme fizikisht deri në shtetin nga ku buron një frymë inspiruese dhe që shihet si një fener ndriçues i të bërit biznes anembanë globit.

Tashmë me “The Headhunter Karriera, LLC”, The Headhunter do të nisë aktivitetin e tij edhe në Hjuston të Teksasit, si një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (shpk).

Pas degës në Athinë të hapur para pak kohësh, me shtrirjen e tij deri në SHBA, mund të thuhet me plotë gojën se The Headhunter realizon një ëndërr, “The American Dream”.

Përgëzimet më të mira për këtë arritje i shkojnë themeluesit të The Headhunter, Z. Elton Ilirjani, si dhe të gjithë stafit të palodhur dhe të përkushtuar të kompanisë.