Lajme

Prezantohet ekipi i projektit “People First”

U prezantua sot në Tiranë ekipi drejtues i projektit “People First”, një projekt i mbështetur nga USAID dhe ambasada e Suedisë në Shqipëri dhe që ka të bëjë me Rritjen e Turizmit përmes Burimeve Njerëzore të Kualifikuara, një qasje e fokusuar të burimet njerëzore për të stimuluar rritjen e punës dhe të punësimit në sektorin shqiptar të turizmit.

Ky projekt dy-vjeçar u prezantua më 15 dhjetor 2016 në Tiranë dhe tashmë ndodhet në fazën e zbatimit nga ana e The Headhunter.

Projekti do të krijojë partneritete ndërmjet punonjësve potencialë, Qendrave të Trajnimit Profesional dhe bizneseve, si dhe do të krijojë shtigjet për punonjësit e mundshëm – në mënyrë të veçantë për të rinjtë dhe gratë – që të marrin njohuri dhe të hyjnë mes forcave të punës. Ky projekt do të përqëndrohet në katër vendndodhje turistike në Shqipëri: Në Rivierën Jugore, në korridorin Durrës-Kavajë, në Shkodër/Alpet shqiptare dhe në Qarkun e Korçës, duke përfshirë Liqenin e Ohrit, Pogradecin dhe Voskopojën.

Ekipi i tij drejtues, që ndodhet në foton bashkëngjitur këtij shkrimi, është si më poshtë vijon:

Besart Kondi – Drejtor i Projektit

Eranda Ymerali – Drejtore për Financat

Elton Ilirjani – Ekspert për Mbështetjen Teknike

Iris Bajo – Përgjegjëse për Zhvillimin e Kurrikulave

Sokol Kondi – Drejtor për Marrëdhëniet me Publikun dhe Komunikimin

Dorina Laçi – Specialiste për Logjistikën

Metjona Ilirjani – Asistente për Projektin

Eljona Baçi – Asistente Administrative