Lajme

Ilirjani: Si u diskriminova në intervistën e punës (dhe një thirrje)

Themeluesi i Fondacionit Rini Albania Elton Ilirjani ishte sot i pranishëm në emisionin “Mesditë” në televizionin Vizion Plus, ku së bashku me Komisioneren për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Znj. Irma Baraku, foli lidhur me projektin e ri që do të zbatojë Rini Albania pikërisht për sa i takon diskriminimit në vendin e punës në pesë rrethe të Shqipërisë.

Lidhur me Fondacionin, Ilirjani u shpreh se “Rini Albania është në vitin e dytë dhe është një fondacion shumë i suksesshmë sepse menjëherë pas mbarimit të vitit të parë ka marrë një grant nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë për projektin për informimin dhe mënyrat e ankimit për të rinjtë gjatë intervistës së punës, apo marrëdhënieve të punës. Ne si fondacion u krijojmë idetë të rinjve se si të kërkojnë vendet e lira të punës, i këshillojmë pa pagesë për degët më të mira. Por kemi sidomos fokus luftën kundër diskriminimit në vendin e punës”.

Lidhur me situatën e diskriminimit në Shqipëri dhe mosiformimin e të rinjve dhe punëkërkesueve të ndryshëm lidhur me të drejtat e tyre, Ilirjani theksoi:

Ti ndërgjegjësojmë të rinjtë se ata kanë të drejta të ankohen, nëse ata tallen, përjashtohen nga procesi intervistimit. Nëse përjashtohen si shkak i orientimit skesual, ngjyrës, etnisë, bindjeve politike të familjes, origjinës, tipareve të jashtme, etj. Sepse në Shqipëri ka diskriminim edhe sa i takon pamjes fizike. Të rinjtë shqiptarë këto nuk i dinin dhe nuk i dinë. Gjatë intervistave të punës ka raste që u mbyllet telefoni nga ana tjetër sepse disa djem e kanë zërin e hollë, u mbyllet telefoni nga ana tjetër, nuk u jepet mundësia për intervistë sepse etiketohen si homoskesualë. Kjo është e tmerrshme”.

Ilirjani më pas u ndal në një histori personale, duke dëshmuar në vetën e parë diskriminimin që ka ndjerë mbi kurriz në vendin e punës.

Ka raste kur në një panel të vënë të tjerët në lojë. Kjo më ka ndodhur mua përpara 10 vjetësh. Kam shkuar në një intervistë pune dhe janë gajasur njerëzit me mua në intervistë, sepse unë isha ndryshe. Imagjinioni ç’bëhet akoma në 2017-n. Ose ka raste kur vjen diksuh nga veriu i Shqipërisë, që etiketohet me epitete të panevosjhme. Ose për shembull kur ti je një vajzë simpatike, shkon në intervistë dhe menjëhetë bëhesh objekt i ngacmimit. Ose mund të jesh një vajzë që mund të kesh disa kile më tepër, dhe të thonë se nuk bën për këtë punë. Ose ka diskriminime të tipit se disa vende pune afishohen si të përshtatshme vetëm për femra apo vetëm për meshkuj. Dhe kjo është skandaloze”.

Për sa i takon projekt në fjalë të Rini Albania, Ilirjani vuri në dukje: “Fondacioni ynë, me mbështetjen e ambasadës së SHBA-ve ka nisur këtë projekt dhe do të trajnojmë qindra përfaqësues kompanish private dhe të rinj të sapodiplomuar apo në preoces diplomimi, që janë në këkrim të punës. Do të botojmë një libër orientues që do t’u dhurohet menaxherëve dhe rekrutuesve dhe do ta kenë mbi tryezë pasi të jenë të trajnuar. Do të jetë një fushatë e plotë, do të ketë fletëpalosje, që do të japin udhëzime se si punëkërkuesit apo punonjësit mund të ankohen te komisioneri, brenda kompanisë, por edhe te Fondacioni Rini Albania”.

Duke ju rikthyer te diskriminimi Ilirjani e cilësoi atë si një “veçori e shoqërisë tonë”.

Në disa raste jemi një kulturë deri diku në limitet e racizmit, kjo duket pak edhe me romët. Ne kërkojmë të drejtat në vendet e tjera të Ballkanit, dhe nuk respektojmë vetë të drejtat e romëve dhe të komuniteteve të tjera. Ky është problem i të gjithëve, edhe  i rekrutueist, që nesër mund të jetë edhe punëkërkues. Është problem i punëkërkuesve, që nuk njohin të drejtat e tyre. Të rinjtë nuk kanë informacion” – vijoi Ilirjani

Themeluesi i Fondacionit Rini Albania më pas bëri një thirrje për të rinjtë: “Mbi 40 përqind e kompanive shqiptare i diskriminojnë të rinjtë vetëm për shkak të moshës, ndaj dua t’u bëj thirrje të rinjve të informohen, të identifikojnë dhe të bojkotojnë produktet dhe shërbimet e këtyre kompanive”.

Ilirjani e mbylli duke u bërë thirrje të gjithë të interesuarve si nga kompanitë ashtu edhe nga punëkrkeuesit që të bashkohen me këtë projekt që do të zhvillohet në Tiranë, Fier, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë.

Projekti është i hapur për bizneset dhe për të rinjtë që këkrojnë punë. Format e diskriminimit janë të shumta. Në vend të parë është diskriminimi politik. Në vend të dytë janë rajonet, krahina nga vjen. Shtim diskriminimi ka për sa i takon fesë. Ka diskriminim mbi orientimin skesual, në vitin 2017 ka një diskriminim të hapur, ndërkohë që ka tallje të madhe që bëhet në media me transgjinorët, organizohen shqfaqje të caktuara dhe e gjithë Shqipëria ulet dhe tallet me këta njerëz, të cilet keqpërdoren për bukën e gojës. Aplikoni në Fondacionin rini.albania.al, dhe ne bashkmë me ambasadën e SHBA-ve, që janë një parnter strategjik i vendit tonë, do t’i orientojmë që të ankohen për rastet kur kërkojnë ndihmë, të vijnë te Rinia Albania, te Komsionerja, të vijnë në media dhe të ankohen”.

Për të parë emisionin e plotë klikoni në videon e mëposhtme:

https://www.youtube.com/watch?v=vcfjEjrLP0g