Lajme

Vijon suksesi, 15 stjuardesa të tjera në Kuvajt

Vijon bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet The Headhunter dhe MECCTI lidhur me punësimin e stjuardesave për kompaninë prestigjoze të fluturimeve ndërkombëtare Kuwait Airways.

Në procesin e përzgjedhjes të organizuar në Hotel Plaza në Tiranë më 12 mars 2017, nga rreth 70 kandidate pjesmarrëse nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, u përzgjodhën 15 më të mirat prej tyre.

Vajzat iu nënshtruan testeve fizike dhe atyre të gjuhës angleze dhe tashmë 15 prej tyre do të nisen për në Kuvajt, ku do t’i nënshtrohen një trajnimi 3 mujor që do t’i përgatisë dhe aftësoje për të qenë asistente fluturimesh.

Rreth 3 muaj më parë, The Headhunter i dha mundësinë një numri të konsiderueshëm vajzash nga të njëjtat shtete, të cilat tashmë janë në fazat e fundit të trajnimit dhe gati për të nisur fluturimet si dhe për t’i dhënë një hov të ri karrierës së tyre profesionale.