Lajme

The Headhunter çan tregun edhe në Bosnje për stjuardesa

Vijon bashkëpunimi i suksesshëm ndërmjet The Headhunter dhe MECCTI lidhur me punësimin e stjuardesave nga Ballkani për kompaninë prestigjoze të fluturimeve ndërkombëtare Kuwait Airways.

Pas suksesit tashmë të garantuar në Shqipëri, në procesin e përzgjedhjes të organizuar kësaj here në Hotel Europe të Sarajevës më 16 prill, nga rreth 40 kandidate pjesmarrëse nga Bosnje Hercegovina, u përzgjodhën 14 më të mirat prej tyre.

Vajzat iu nënshtruan testeve fizike dhe atyre të gjuhës angleze dhe tashmë 14 prej tyre do të nisen për në Kuvajt, ku do t’i nënshtrohen një trajnimi 3 mujor që do t’i përgatisë dhe aftësoje për të qenë asistente fluturimesh.

Ky është procesi i tretë i selektimit gjatë tre muajve të fundit, kur The Headhunter i jep mundësinë një numri të konsiderueshëm vajzash nga vendet e Ballkanit ku operon, një pjesë prej të cilave tashmë janë në fazat e fundit të trajnimit dhe gati për të nisur fluturimet si dhe për t’i dhënë një hov të ri karrierës së tyre profesionale.