Lajme

Dita e Karrierës, The Headhunter takon studentët

Gjatë kësaj jave, The Headhunter mori pjesë në Ditën e Karrierës në Fakultetin Ekonomik, të Universiteti i Tiranës me synim kryesor prezantimin e projektit People First tek studentët.

103 formularë u shpërndanë dhe studentët u informuan mbi mënyrat se si mund të aplikojnë për të qenë pjesë e trajnimeve që ofron projekti People First në sektorin e turizmit, në një aktivitet ku gjithashtu ishte e pranishme Ministrja e Edukimit, zonja Lindita Nikolla.

Një numër i madh studentësh punë-kërkues u interesuan pranë stendës së the Headhunter, duke krijuar në disa raste edhe radhë, por secili prej tyre u informua sic duhej.

Ndërkohë, printimi i posterave në lidhje me thirrjet për aplikim për kurset e trajnimit që  do të shfaqen në universitete të ndryshme dhe Qendra të Trajnimit Profesional është në proces, në bashkëpunim me institucionet e lartpërmendura. Qëllimi është të bëhet projekti sa me i dukshëm të jetë e mundur te punë-kërkuesit e rinj, duke sjellë vëmendjen në rëndësinë që industria e turizmit do të ketë në të ardhmen, si një nga shtyllat kryesorë në ekonominë e Shqipërisë.

Kjo është në prej përjpjekjeve që po bëjmë përveç procesit online, i cili po ecën mirë dhe po sjell çdo ditë një numër të konsiderueshëm CV-sh të kandidatëve të rinj.