Lajme

The Headhunter lançon Indeksin e barazisë së punësimit të grave

Indeksi i Barazisë së Punësimit të Grave është një iniciativë e nisur nga grupi The Headhunter si pjesë e Përgjegjësisë Sociale Koorporative dhe dedikimit në mbështetjen e diversitetit në fuqinë punëtore në Shqipëri. Si një kompani lider në burimet njerezorë dhe manaxhimin e talenteve në Shqipëri, Ballkan dhe Shtetet e Bashkuara, grupi The Headhunter ka marrë një qendrim publik të fortë për të promovuar anti-diskriminimin dhe përfshirjen e të gjithë punëkërkuesve dhe punëdhënësve. Dhe vërtet, në cdo ditë pune me komani, punëdhënës, kandidatë dhe palë të tjera, grupi The Headhunter ka dalluar nevojën për të identifikuar dhe për të mësuar prej politikave dhe praktikave aktuale të burimeve njerëzore që kontribuojnë në diskriminim, dhe ti transformojë ato nëpërmjet trajnimit, ndërgjegjësimit, komunikimit dhe përkrahjes së përfshirjes në sektorin e punësimit.

Grupi The Headhunter beson se ka një rol të rëndësishëm në nxitjen e përfshirjes sociale dhe profesionale të grave në Shqipëri prej kombinimit unik të dedikimit ndaj grave, njohjes së vendit të punës dhe operimit të burimeve njerëzore në Shqipëri, si dhe partneritetit dhe marrëdhënies me të gjithë palët e interest të sektorit publik dhe privat.

Disa kompani shqiptare dhe punëdhënës kanë implementuar politika dhe praktika mbështetëse për përfshirje më të mirë të grave në vendin e punës.

Punëdhënësit kanë kuptuar rëndësinë e këtyre politikave dhe praktikave për punonjësit e tyre, klientët e tyre dhe rolin e tyre në një shoqëri më përfshirëse. Qeveria Shqiptare gjithashtu njeh përfitimet e këtyre politikave dhe praktikave për qytetarët e saj , imazhin dhe atraktivitetin  ndaj investimeve për të krijuar një shoqëri më të barabartë dhe përfshirëse.

Pavarësisht progresit të dukshëm, është ende e vështirë të matet performanca e politikave dhe praktikave anti-diskriminim, dhe për kompanitë dhe punëdhënësit për të aksesuar rezultatet pa patur një benchmark për shtet. Cdo shtet kërkon një marrje në konsideratë të kujdesshme të strukturave ligjore, normave sociale dhe kulturore në mënyrë që të vendoset një sistem i përshtatshëm vlerësimi dhe kjo është pikërisht ajo që ky indeks synon të sigurojë. Ky është një mjet unik, zhvilluar me kontributin e disa palëve. Për të matur objektivisht performancën dhe punësimin e bazuar në gjini, për të identifikuar boshllëqet dhe zonat për përmirësim.

Ky indeks është bazuar në paraardhësin e suksesshëm, Indeksin e Barazisë në Punësim LGBTIQ, të cilin The Headhunter e krijoi dhe lancoi në Maj 2016. Merr praktikat dhe standartet më të mira nga iniciativa të ngjashme të implementuara në vende të tjera, kryesisht në vendet Perëndimore, dhe I përshtat ato sipas specifikave të profesionistëve, në kontekst social dhe kulturor. Gjithashtu inkorporon elemente të Parimeve Kompakte të Kombeve të Bashkuara të Fuqizimit të Grave.