Lajme

Ilirjani: Ja si do ta ndryshojmë kulturën e turizmit në Shqipëri!

I intervistuar në zyrat e selisë qendrore të The Headhunter në Tiranë nga Televizioni Publik Shqiptar, themeluesi i kompanisë më të madhe të punësimit në Ballkan, Elton Ilirjani, foli për projektin “People First”, që synon të trajnojë dhe punësojë 2 mijë të rinj dhe të reja dhe jo vetëm në sektorin e turizmit në Shqipëri.

Projekti financohet nga USAID dhe qeveria suedeze, dhe The Headhunter e zbaton në partneritet me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit.

Lidhur me këtë projekt, që parashikon trajnimet falas në Qendrat e Trajnimit Profesional në 5 rajone të vendit si në: Tiranë, Durrës-Kavajë/ Vlorë, Korçë-Pogradec dhe Shkodër, si dhe praktikën e paguar nga projekti:

Deri tami kemi marrë 450 aplikime dhe për vitin e parë ne pretendojmë 1 mijë aplikues, kurse për vitin e dytë 1 mijë të tjerë. Ne do të kemi marrërvesheje me hotelet, baret dhe restorantet më të mira dhe fakti që aplikuesit do ta bejnë praktikën në to, do të thotë se ata do të qëndrojnë në punë” – u shpreh Ilirjani i pyetur lidhur me impaktin e deritanishëm të projektit.

Pyetjes se sa përqind të tregut profesional të punës do të zënë këta të rinj, Ilirjani iu përgjigj:

“Unë besoj se do të zënë mbi 30 përqind të tregut profesionist”.

Lidhur me filozofinë e projektit që parashikon përfshirje dhe dhënie mundësish të barabarta në punësim edhe për grupe vulerabël, Ilirjani theksoi: “Personat që do të përfitojnë nga trajnimi dhe punësimi i këtij projekti, mes të tjerëve do të jenë edhe personat Lgbt, gratë e dhunuara, të trafikuara, komuniteti rom. Shqipëria jopërfshirëse është Shqipëria që shohim deri tani, që nuk funksionon”.

Por cilat janë disa nga të metat në ofrimin e shërbimit në sektorin e turizmit?

Mungon buzëqeshja, ka kamarierë që nuk i durojnë dot klientët, u bie ego. Shitëset nuk shërbejnë, e quajnë ulje, i gjen në telefon kur hyn në dyqan, etj. Kjo varet shumë edhe nga punëdhënësi, sepse është ai që e ngjiz etikën edhe te punonjësit”, - u shpreh themeluesi i The Headhunter.

Ndaj pyetjes së gazetares se sa kohë duhet për të përmirësuar etikën turistike, drejtuesi i kompanisë që ka degë edhe në Kosovë, Greqi, Bosnje, Mal të Zi, Maqedoni dhe SHBA, tha: “Na duhen 5 vite të mira nëse punojmë fort”.

Dhe The Headhunter e ka nisur përpjekjen e tij tashmë me projektin 2-vjeçar “People First”.

Shihni më poshtë videon e lajmit në TVSH dhe dërgoni një CV në [email protected] nëse jeni të interesuar të përfshiheni në projekt.

https://www.youtube.com/watch?v=W4AhzP2ygB4&feature=youtu.be