Lajme

Ilirjani: Mundësi unike, ja si do t’i punësojmë 2 mijë të rinj

Turizmi dhe punësimi janë një realitet i ri mjaft pozitiv në Shqipëri.

Kompania The Headhunter është pjesë e këtij trendi.

Për ta shpjeguar më mirë këtë gjë, Elton Ilirjani, themelues i kompanisë së punësimeve dhe trajnimeve The Headhunter, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionet “Mesditë” dhe “Next” në televizionin Vizion Plus.

Ilirjani foli për projektin “People First”, të bashkëfinancuar nga USAID, qeveria suedeze dhe The Headhunter, i cili synon të trajnojë dhe punësojë 2 mijë të rinj në sektorin e turizmit.

“Të punosh në turizëm është në modë, sepse të jesh një kuzhinier për shembull, mund të kesh një pagë shumë të lartë. Pagat variojnë nga 2 mijë deri në 4 mijë euro” – u shpreh Ilirjani.

Ne ofrojmë trajnim dhe punësim në 8 profile. Ka edhe një profesion të ri në këtë sektor, që është ai i teknikut të mirëmbajtjes, por të rinjtë fatkeqësisht të gjithë duan ose të mbarojnë juridikun, ose të jenë aktorë, apo të drejtojnë emisione si ju sot këtu” – vijoi më tej Ilirjani.

“Ka punë edhe për IT, për elektriçist, për mirëmbajtës të pishinave, të cilësisë së ujit, i cili duhet të testojë përdorimin e pajisjeve. Fakteqësisht nga 1.000 kuotat që kemi shpallur deri tani, jemi ende te rreth gjysma e tyre. Ndaj u bëj thirrje gjithë të rinjve që të aplikojnë menjëherë duke dërguar një CV në [email protected] “. – theksoi drejtuesi i kompanisë The Headhunter.

Lidhur me këtë ngurrim të të rinjve për të përfituar nga trajnimet falas dhe praktika e paguar, Ilirjani vërejti:

Ata e kanë humbur besimin te punësimi, ose besojnë se duhet të paguajnë para për vendin e punës, nëpërmjet korrupsionit. Kjo është gabim, sepse ne kemi 1 mijë vende për ta që këtë vit dhe 1 mijë të tjera vitin tjetër. Por është pak edhe çështje dembelizmi. Në fund të rinjtë duhet të mendojnë seriozisht për karrierën e tyre. Në disa raste sistemi nuk funksionin jo për fajin e tyre, por në rastin tonë ne nuk këkrojmë ekeperiencë prej kandidatëve, sepse ne do ti mësojmë vetë ata. Mjafton të kenë mbushur moshën për punë. Kemi gjithashtu Akademinë e Turizmit në Dhërmi, që quhet HH Boutique Hotel dhe studentët më të mirë do të paguhen të punojnë dhe do tu shërbejnë klientëve direktë atje”.

Lidhur me si do të kryhet punësimi i 2 mijë të rinjve, Ilirjani bëri me dije:

Gjithashtu kemi marrëveshje me 400 hotele dhe restorante, ku do t’i punësojmë të rinjtë, në të gjithë vijën bregdetare. Pra do të kenë 6 javë trajnim falas dhe një eksperiencë të bukur në verë me praktikën e tyre. Dikush do menaxhojë një hotel, dikush do të jetë banakier, e kështu me radhë. Do të jetë një përvojë unike dhe do të ndihen mirë. Duhet të aplikojnë menjëherë në [email protected] . Dhe do të kenë një çertifikatë që do njihet ndërkombëtarisht me logon e USAID, të ambasadës së Suedisë të The Headhunter, të Ministrisë së MIrëqenies Sociale. Përveç profilit menaxher hoteli, për 7 nga 8 profesionet e tjera mjafton diploma e shkollës së mesme osë 9-vjeçare. Do përzgjidhen, do trajnohen, do të kenë një mundësi jete. Do të paguhen 200 dollarë gjatë praktikës dhe do të kenë sigurime shëndetësore”.

Nëse vjen një Hotel i madh si Hilton në Shqipëri do të ketë nevojë për shumë staf dhe ata do të jenë gati, të kualifikuar. Kurset do bëhen në 5 rrethe dhe më pas kandidatët do të punësohen ku dëshirojnë. Nuk duhet ta harxhojnë kohën kot nëpër fushata politike, por të drejtohen drejt profesionistëve, të vrasin mendjen për karrieren e tyre” – përfundoi Ilirjani.

Për më tepër, ndiqni videot e mëposhtme të emisioneve:

https://www.youtube.com/watch?v=otRMRynf7SU

https://www.youtube.com/watch?v=bYZQq0Mk4IM&feature=youtu.be