Lajme

Departamenti Amerikan i Shtetit citon Indeksin e The HeadHunter

Në raportin e tij të përvitshëm për të Drejtat e Njeriut, që bën për çdo shtet, Departamenti Amerikan i Shtetit, për sa i takon situatës së komunitetit LGBTIQ në Shqipëri, ka cituar Indeksin mbi Barazinë në Punësim të organizuar nga kompania The Headhunter në maj të vitit 2016, për herë të parë në Shqipëri dhe Europën Juglindore në përgjithësi.

Duke qenë se ka vetëm një javë që The Headhunter organizoi me sukses për të dytin vit me radhë këtë Indeks në Shqipëri, kësaj here duke e rritur ndjeshëm numrin e bizneseve të anketuara, si dhe vëmendjen që ju kushtua nga faktori ndërkombëtar dhe mediat vendase, nuk ka se si ky lajm të mos jetë një inkurajim i jashtëzakonshëm, për ta çuar përpara në përmasa edhe më të gjera, lokale, rajonale, dhe më tej, këtë nismë në mbështetje të të drejtave dhe kundër diskriminimit me të cilin ndeshet komuniteti LGBTIQ.

Që ky problem është një plagë e thellë dhe serioze e shoqërisë shqiptare, mjafton ta prekësh pak atë për ta kuptuar se sa e vërtetë është kjo. Në fakt, mjaftoi që themeluesi i The Headhunter, Elton Ilirjani, ta përsiriste për të dytin vit me radhë publikisht se ndihej krenar që ishte gei, që në portale të ndryshme, por edhe në faqen në facebook të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, të shfaqej nga komentues të shumtë, në shumë rastë anonimë, por në plot raste të tjera me emër dhe mbiemër, një urrejtje dhe një homofobi e pashembullt kundër personave LGBTIQ. Gjë e cila theksoi edhe një herë rëndësinë dhe nevojën e madhe që ekziston për të bërë më shumë për kauzën në fjalë.

Por ja çfarë shkruhet më konkretisht në raportin e DASH, lidhur me gjendjen dhe të drejtat e komunitetit LGBTIQ në Shqipëri:

Aktet e Dhunës, Diskriminimi, dhe Abuzimet e Tjera Bazuar tek Orientimi Seksual dhe Identiteti Gjinor

Ligji e ndalon diskriminimin e bazuar tek orentimi seksual, përfshi atë në punësim. Deri në gusht Komisioneri qeveritar për Mbrojtjen Kundër Diskriminimit mori pesë ankesa nga lesbiket, geit, biseksualët, transgjinorët dhe ndërseksualët (LGBTI), si dhe nga organizatat e ndryshme. Zbatimi i ligjit në përgjithësi ka qenë i dobët. Në maj Këshilli i Ministrave miratoi Planin Kombëtar të Veprimit për LGBTI 2016-20, dhe në gusht një urdhër i Kryeministrit ngriti Grupin Kombëtar të Zbatimit dhe Koordinimit për të zbatuar planin e veprimit. Plani i veprimit synon të përmirësojë kuadrin ligjor dhe institucional për të mbrojtur personat LGBTI; të eliminojë të gjitha format e diskriminimit; dhe të përmirësojë aksesin në punësim, shkollim, shëndetësi dhe strehim.

Orientimi seksual dhe identiteti gjinor janë ndërmjet kategorive të mbrojtura nga ligji i veprave penale të urrejtjes. Pavarësisht ligjit dhe mbështetjes formale të qeverisë për të drejtat e LGBTI, sjelljet homofobike vazhdojnë në jetën private dhe publike. Në disa raste zyrtarët publikë kanë bërë deklarata homofobike. OJF-të raportuan se familjet i debuan personat LGB TI nga shtëpitë e tyre gjatë vitit. Deri në gusht streha e parë në vend për përsonat e dëbuar LGBTI, e hapur më 2014, strehoi 12 individë.

Më 14 maj, aktivistët morën pjesë në Tirana Gay (P)Ride-n e katërt kundër Homofobisë, një pedalim i shkurtër me biçikleta në bulevardin kryesor të Tiranës, dhe shqiptarët panë reklamën e parë televizive mbi të drejtat e barabarta në familje. Si pjesë e “festivalit të diversitetit”, aktivistët organizuan veprimtari të tjera, si vlerësimi publik i 30 personave që e mbështetën kauzën LGBTI. Policia garantoi sigurinë e aktivistëve gjatë eventeve. Në maj kompania e punësimeve Headhunters Albania çeli një indeks mbi barazinë në punësim të LGBTI duke bërë një vlerësim të respektimit të ligjeve të punësimit që mbrojnë orientimin seksual nga ana e kompanive private. Indeksimi i 71 kompanive tregoi se 62 përqind kanë politika gjithëpërfshirëse të burimeve njerëzore por vetëm 3 përqind e trajtojnë në mënyrë të specifikuar mos-diskriminimin e kandidatëve për punë LGBTI. 

Raporti i DASH mbi të Drejtat e Njeriut në Shqipëri

Image
 

Indeksi i The Headhunter në raportin e DASH

ImageLGBTI dhe