Lajme

The HeadHunter Group, trajnim mbi shëndetin dhe sigurinë në punë

Duke nisur që nga 4 tetori 2016, The HeadHunter Group ka nisur të zbatojë një program trajnimi në Autoritetin më të madh Portual shqiptar, Autoritetin Portual Durrës.

Programi parashikon sesione të ndryshme trajnimi në gjashtë muajt e ardhshëm me mbi 400 punonjësit e administratës dhe punonjësit e tjerë të Portit, lidhur me shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës.

Trajnime të tilla janë një detyrim ligjor për institucionet publike, sipas ligjit shqiptar.