Lajme

Fondacioni Rini Albania, i angazhuar kundër diskriminiminit në vendin e punës

Me mbështetje të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Fondacioni Rini Albania, pjesë e The HeadHunter Group, do të nisë në muajt e ardhshëm zbatimin e një projekti trajnues dhe sensibilizues lidhur me “Krijimin e një kulture ankimi duke u mbështetur te ligji shqiptar i Anti-Diskriminimit”.

Në fokus të projektit do të jetë diskriminimi në vendin e punës.

Për këtë qëllim Rini Albania, në bashkëpunim edhe me institucione të rëndësishme vendore, do të trajnojë dhe sensibilizojë qindra punëkërkues potencialë dhe drejtorë burimesh njerëzore të kompanive private në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

The HeadHunter Group do të bëjë njoftime të vazhdueshme lidhur me realizimin e kësaj veprimtarie tejet të rëndësishme.