Lajme

“Indeksin e Barazisë në punësim të komunitetit LGBTIQ” Kosovë 2018

Image

 

“Indeksin e Barazisë në punësim të komunitetit LGBTIQ” Kosovë 2018


Ideja e projektit është qe të vlerësojë kompanitë se sa mirë i mbrojnë dhe i respektojnë të drejtat dhe dinjitetin e punëkërkuesve dhe punonjësve të komunitetit LGBTIQ, për punësimin, trajnimin dhe zhvillimin e tyre dhe përputhjen me praktikat e tyre në këtë çështje, me legjislacionin lokal.


Konferenca për shtyp u zhvillua në “Bibliotekën Kombëtare” në Prishtina nga ora 11:00. Pjesëmarrës në panel ishin Dren Xhema – Drejtor Menaxhues(The HeadHunter Kosovo), Dorina Laci – Project Manager (The HeadHunter Albania), Rina Braimi – Menaxhere e Programeve (CEL).


Mbrëmja gala u mbajt në “Swiss Diamond Hotel” nga ora 18:30 më datën 17 Maj 2018, ku ishin të pranishëm mbi 100 personazhe nga kompanitë më të suksesshme në Kosovë.
Indeksi lançohet për herë të parë në Kosovë, sistem i cili rendit kompanitë të cilat mbrojnë dhe përkrahin të drejtat dhe dinjitetin e punëkërkuesve dhe të të punësuarve të komunitetit LGBTIQ. Indeksi i shpërblen ato kompani që me përkushtim kanë vënë në praktikë diversitetin në vendin e punës. Indeksi gjithashtu paraqet një mundësi të madhe për kompanitë, konsumatorët dhe autoritetet ligjore për të promovuar praktikat më të mira në sektorin e punësimit. Ky është një rast për t’u komunikuar rreth edukimit dhe ngritjes së vetëdijes kundër diskriminimit në vendin e punës.


Drejtori i përgjithshëm i The HeadHunter Karriera LLC, Z. Elton ILIRJANI thekson këtë mendim. “Ne e vërejmë këtë çështje çdo ditë në vendin tonë të punës pranë kompanisë tonë. Për këtë arsye, ne kemi krijuar Indeksin si një mënyrë për të kontribuar, më konkretisht në përmirësimin e jetës së shqiptarëve të komunitetit LGBTIQ. Duke forcuar shpirtin konkurrues në sektorin privat, ne kemi krijuar këtë Indeks për të shpërblyer kompanitë për përpjekjet e tyre që në vendin e punës të përfshijnë personat e komunitetit LGBTIQ dhe për të inkurajuar kompanitë për të marrë shpërblime gjithnjë e më të larta në vitet e ardhshme” .


Në këtë vit të parë të iniciativës, kompanitë Kosovare treguan një interes të madh për të marrë pjesë dhe gjithsej 65 kompani nga industri të shumta kanë marrë pjesë vullnetarisht në këtë hulumtim. Duke ndjekur një format dhe metodologji të standardizuar, stafi i The HeadHunter bën verifikimin e politikave dhe praktikave gjatë realizimit të intervistave në terren. Nga 65 kompanitë pjesëmarrëse, 3(tre )prej tyre kanë arritur të marrin çmime dhe 5(pesë) kompani të tjera, Certifikata Mirënjohjeje.


Kompanitë të cilat kanë marrë çmime BRONZ janë: Coca-Cola Hellenic, Baruti GmbH, FINCA Kosovo. Dhe kompanitë të cilat kanë pranuar çertifikatat janë: MIK Group, TOK Services, Vala-Telekomi i Kosovës ,Illyria Insurance dhe NLB Banka.
Analizat e gjetjeve kanë treguar se në vendin e punës politikat, diversiteti, praktikat dhe programet në përgjithësi mungojnë në Kosovë. Nëse këto janë prezente, ato në përgjithësi nuk përfshijnë punëkërkuesit dhe të punësuarit e komunitetit LGBTIQ. Kompanitë kanë mungesë të politikave, praktikave, dhe menaxherëve të trajnuar të burimeve njerëzore, në temën e diversitetit në vendin e punës.