Rreth nesh

Për Ne

Kush jemi ne dhe çfarë bëjmë:

Grupi The HeadHunter ofron shërbime inovative në përzgjedhjen e personelit dhe rekrutimit në përgjithësi, që operon në Evropën Juglindore. Grupi Headhunter ka zyra në Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi, Greqi dhe Teksas, SHBA.

Ne ofrojmë mentalitetin më të ri duke vënë Kandidatët dhe Klientët në qendër të biznesit tonë. Ne jemi kompania lider në tregun e punës në rajonin e Ballkanit Perëndimor përsa i përket besueshmërisë dhe profesionalizimit, si dy nga faktorët kyç të këtij biznesi. Motoja jonë është “inovacion dhe progres”.

Misioni Ynë:

Të kemi Sherbimin më të mirë të Burimeve Njerëzore dhe shërbimit të rekrutimit në Shqipëri dhe në rajon, duke bërë diferencën. Biznesi ynë ka nje impakt pozitiv te njerëzit çdo ditë. T’i ndihmojmë njerëzit me moton tonë “punë më e mirë, jetë më e mirë” është qëllimi ynëdhe menyra sesi ne kontribuojmë te shoqëria. Kjo është ajo çfare ne bëjme, çfarë ne dimë, kjo është ajo për të cilën ne kujdesemi dhe ajo çfarë ne jemi.

SHËRBIME TË THE HEADHUNTER GROUP

Si përfiton tregu i punës nga kompanitë që ofrojnë shërbime burimesh njerëzore?

Ekonomia: Si kompani që ofron Burime Njerëzore, ne kthejmë ofertën e vëndeve vakante të punës në vënde pune stabël duke ndihmuar rritjen ekonomike.

Individët: për individët ne ofrojmë mundësi punësimi në zbatim të ligjit dhe kodit të punës, duke mundësuar trajnime punësimi dhe zhvilluar punëdhënien dhe shtrirjen e saj gjeografike.

Ne kujdesemi për kandidatët dhe për rolin që ka punësimi në jetët e tyre, i respektojmë ata si individë të veçantë, duke i besuar, mbështetur, dhe duke u krijuar gjithë mundësitë që të arrijnë qëllimet e tyre në punë dhe në jetë.
Ne zhvillojmë karrierën e kandidatëve përmes planifikimit, punës, këshillimeve dhe trajnimeve të ndryshme duke njohur kontributin e tyre në suksesin tonë.

 

  • HeadHunter Albania

  • HeadHunter Kosova

  • HeadHunter Macedonia

  • HeadHunter Montenegro

  • HeadHunter BiH

  • HeadHunter Greece