Punëkërkues

Udhëzues i shkurtër për procesin e aplikimit

Image

 

  • Hapi i parë në këtë proces ështe të identifikohet pozicioni për të cilin jeni të interesuar. Tregohuni të përqëndruar dhe analitikë për ta bërë këtë kërkim. Nëse është e mundur, përpiquni të gjeni sa më shumë informacion mbi punëdhënësit dhe përdoreni këtë informacion në hapat e ardhshëm.
  • Hapi i ardhshëm duhet të jetë përgatitja e CV-së tuaj. Mbani mend se CV-ja juaj është një material "i gjallë" dhe ajo duhet të përshtatet për çdo pozicion që ju aplikoni. Duhet të jeni të vetëdijshëm se shqyrtimi fillestar i CV-së tuaj mund të bëhet nga kompjuteri por edhe nga dora e njeriut, kështu që detyra juaj është ta bëni rezymenë të "dukshme" për të dy palët. Që ta bëni këtë në mënyrën të duhur, ju duhet të lexoni përshkrimin e punës me shumë kujdes dhe në përputhje me të, jepni informacion shumë të thjeshtë dhe të qartë që të përshtatet me ju.
  • Nëse punëdhënësi kërkon letër interesi bashkë me rezymenë, merrni kohën tuaj për ta përgatitur atë, duke e përshtatur për çdo pozicion. Kjo leter duhet të përmbajë informacion të thjeshtë dhe të artikuluar mbi pikat tuaja të forta në lidhje me pozicionin përkatës.
  • Ngarkoni aplikimin tuaj të punës.