Punëkërkues

Problemet e përditshme të një punëkërkuesi mesatar

Image

 

Nga Iskra Gjorgieva

The HeadHunter Group, Maqedoni 

Ju vazhdoni të dërgoni CV dhe letra motivimi për të gjitha vendet e mundshme të punës dhe jeni ende i papunë? Nuk jeni i kënaqur me pozitën aktuale të punës suaj, por ndjeheni i bllokuar dhe nuk dini si të dilni nga situata? Jeni të sigurt që CV-ja juaj është e shkëlqyer ose ajo nuk ka asnjë rëndësi sepse ata që kanë lidhjet më të mira marrin dhe shansin!

Jeni i ftuar në intervista, por asnjëherë nuk e merrni punën që dëshironi!

 

Zgjidhja e problemit ndodhet pikërisht në pyetjen që ti i bën vetes!

 

 Ju vazhdoni të dërgoni CV dhe letra motivimi për të gjitha vëndet e mundshme të punës dhe jeni ende i papunë?

 

Një nga gabimet më të mëdha që njerëzit e papunë bëjnë është që ata aplikojnë në çdo postim pune të mundshëm. Përpara se të aplikoni për një punë, më e pakta që mund të bëni është të LEXONI me kujdes postimin e punës. Sigurohuni që kriteret, kërkesat dhe kualifikimet e dhëna në postim i përshtaten me të vërtetë, shkollimit, aftësive, kualifikimeve dhe shpirtit tuaj. Nëse një punë thotë se kompania është duke kërkuar një Menaxher Shitjesh me së paku 3 vjet eksperiencë punë, dhe ju vetëm keni mbaruar Fakultetin dhe jeni regjistruar në një program Work & Travel gjatë studimeve tuaja, me siguri ata nuk do ta marrin parasysh Cv tuaj, e jo më t’iu marrin për një intervistë apo t’iu punësojnë.

Mos bëni hapa të kotë dhe të humbisni kohën tuaj të  çmuar dhe  dhe të punëdhënësit potencial, nëse ju nuk i përshateni kërkesave të punës së postuar.

 

Nuk jeni i kënaqur me pozitën aktuale të punës suaj, por ndjeheni i bllokuar dhe nuk dini si të dilni nga situata?

 

Hmmm….Ku qëndron problem me këtë pyetje?

Si fillim, nëse ju nuk jeni i kënaqur me punën tuaj aktuale, ekzistojnë 3 opsione shumë të thjeshta:

 

Të mbeteni në një vend ku ju ndiheni keq, të paplotësuar, joproduktiv dhe të paguar pak dhe të vazhdoni të ankoheni që shefi është një gomar, paga është e vogël dhe punësimet e reja janë të gjitha të bazuara në lidhjet personale.
Të mbash punën dhe të përpiqesh ta shohësh të gjithë situatën nga një këndvështrim tjetër? Përpiqu të ndryshosh diçka në veten tënde, mënyrën se si i shikon detyrat tua në atmosferën e punës. Përpiqu të kesh një bisedë të sinqertë me punëdhënësin dhë të ndani këndvështrimet. Ndoshta aty ka vend për përmirësime, apo rritje të pagës, por asnjëherë nuk do ta dini nëse nuk pyesni dhe vazhdoni të ankoheni.
Thjesht LARGOHUNI! Dilni nga zona juaj e rehatisë (e cila nuk është edhe aq e rehatshme) mos kini frikë nga ndryshimet. Frika po ju ul poshtë dhe për sa kohë jeni i shëndetshëm dhe ambicioz, nuk ka asnjë arsye pse të rrini në një mjedis toksik!

 

Së dyti,ndryshimet dhe mundësitë nuk bien nga qielli! Ju duhet të punoni, investigoni dhe të mësoni si ti rrisni në mënyrë konstante shanset. Çdo histori suksesi bazohet në uljet dhe ngritjet, vështirësitë e fillimit dhe shumë punë…Dua të them SHUMË!

 

Jeni të sigurt që Cv-ja juaj është e shkëlqyer ose ajo nuk ka asnjë rëndësi sepse ata që kanë lidhjet më të mira marrin dhe shansin?

 

Unë dëgjoj komente të tilla gjithë kohën. Shumë aplikantë nuk i kushtojnë fare vëndendje CV-së. Ata besojnë se pozicionet tashmë janë të zëna dhe kopjonë CV-të e shokëve të tyre, që nuk përshtaten me postimin specifik të punës dhe përsërisin gabime fillestari që një punëdhënës potencial nuk i toleron.

Kujto që punëdhënësit duan të shohin një aplikim të vlefshëm dhe në mes tyre të zgjedhin atë që do të ndihmojë kompaninë e tyre të rritet. Nëse nuk je origjinal, i sinqertë dhe bën gabime trashanike gramatikore dhe gabime në format gjatë aplikimit, kush ju garanton se nuk do ti përsërisni nëse ka ndonjë mundësi që ata t’iu punësojnë ju? Përpara se ta dërgoni Cv-në tuaj pyesni dikë kompetent që t’iua shikojë, nëse diçka do ketë nevojë për korrigjim.

 

Jeni i ftuar në intervista, por asnjëherë nuk e merrni punën që dëshironi?

 

Urime, ju keni bërë pjesën e parë të punës! Dikush iu ka ftuar ju për një intervistë, por vini re: kjo nuk do të thotë seju jeni i punësuar ose ju jeni duke u marrë në punë, pavarsisht me sa përvojë, profesional dhe i përshtatshëm jeni! Kjo thjesht do të thotë që ju keni përfunduar me sukses pjesën e parë të marrveshjes. Intervista në vetvete është pjesa më e vështirë e të punësuarit që do të thotë që ka nevojë për një përgatitje speciale.

Pas gjithë atyre intervistave të pasuksesshme bëj një hap prapa për të kuptuar pse-në. A u pregatite mjafueshëm, a arritët në kohë, a keni kërkuar mbi kompaninë dhe për pozicionin në tërësi, a keni pyetur veten pse ju doni që të punoni për ta? Çfarë keni për të ofruar ose a do të përshtateni për një kohë afatgjate? A u përgjigjët sinqerisht  dhe a bëtë ju pyetje të duhura? A keni kërkuar një reagim apo një letër falënderimi përpara se të dini rezultatet e procesit?

 

Kaq shumë pyetje dhe asnjë nuk tha që kjo do të ishte e thjeshtë.

 

Dhe e fundit , por jo më pak e rëndësishmja që duhet të mbani mend është që kërkimi i një punë është një punë në vetvete.