Indeksi për LGBTIQ

INDEKSI LGBTIQ

Indeksi LGBTIQ i Barazisë në Punëështë i pari i këtij lloji në Shqipëri, ashtu sikurse edhe në shtetet e tjera të Ballkanit që nuk janë ende anëtare të Bashkimit Evropian. Indeksi LGBTIQ i Barazisë në Punë është një sistem renditjeje që përcakton sa sa i respektojnë kompanitë të drejtat dhe dinjitetin e personave LGBTIQ gjatë punësimit, trajnimit, zhvillimit dhe  praktikave të punësimit në përgjithësi. Për më tepër, ai përllogarit përputhshmërinë e tyre me ligjet lokale të punësimit lidhur me argumentin. The Headhunter Group, kompania më e madhe e rekrutimit dhe burimeve njerëzore në Shqipëri dhe një prej më të mëdhave në Ballkan, ka vendosur ta ndërmarrë një Indeks të tillë si pjesë e angazhimit të saj për Përgjegjshmërinë Sociale të Kompanive dhe Diversitetit në Vendin e Punës. Grupi ynë ka një angazhim të fortë me synim zbatimin e mundësive të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët. Grupi është gjithashtu i pozicionuar siç duhet për ta ndërmarrë një Indeks të tillë, pasi ka besueshmërinë brenda sektorit privat për të vepruar dhe gjykuar për politikat e burimeve njerëzore.

Cdo vit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Homofobisë, Transfobisë, dhe Biofobisë (më 17 Maj), Grupi The Headhunter jep çmime për kompanitë të cilat kanë qenë shembullore në mbrojtjen e të drejtave dhe respektimin e dinjitetit të punë-kërkuesëve dhe të punësuarëve LGBTIQ.

Situata aktuale në Shqipëri

Qeveria shqiptare po përpiqet dhe po bën progres për të trajtuar përfshirjen e grave, të rinjve dhe pakicave në të gjitha fushat e jetës. Aktualisht, qeveria ka ndërmarrë disa nisma nëpër ministri të ndryshme me qëllim për të mbrojtur të drejtat dhe për të promovuar përfshirjen sociale e grupeve të margjinalizuara.

Në mars të vitit 2010, Shqipëria miratoi ligjin “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”. Ligji i mbron të gjithë shqiptarët dhe thotë specifikisht se personat nuk mund të diskriminohen për shkak të gjinisë, moshës, orientimit seksual, fesë, besimeve politike, etnisë, dhe shumë arsyeve të tjera. Ai ndalon diskriminimin në punësim, shkollim, apo sfera të tjera publike. Komisioneri i Mbrojtjes nga Diskriminimi mund të dëgjojë, hetojë dhe të zgjidhë ankesa. Pasi i sheh të gjitha informacionet, zyra e Komisionerit mund të kërkojë që t’i zgjidhë çështjet nëpërmjet ndërmjetësimit. Në rast se kjo nuk mund të arrihet, zyra e Komisionerit mund të marrë një vendim që parashikon masat e përshtatshme dhe rregullat që duhet të ndërmerren dhe jep një afat për zbatimin e tyre. Cështjet mund të dërgohen direkt për zgjidhje edhe pranë gjykatave përkatëse.

Më 7 Maj, Parlamenti Shqiptar miratoi rezolutën “për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive Themelore të Komunitetit LGBT”. Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta me mbështetjen e zyrës sëSexual Orientation and Gender Identify (SOGI) dhe Këshillin e Evropës kanë nisur së fundmi përpilimin e Planit Kombëtar të Veprimit 2015-2020 me kontribut domethënëse nga shoqëria civile dhe komuniteti LGBT. Plani i Veprimit do të mbështetet dhe mbikqyret nga Grupi Kombëtar i Koordinimit dhe Zbatimit, për të koordinuar veprimtaritë në nivele lokale dhe rajonale. Ai do të ndërtohet me Pikat Kyçe të Barazisë së LGBTQI nga Departamentet kryesore Qeveritare dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Lidhur me Ideksin LGBTIQ të Barazisë në Punë

Indeksi LGBTIQ i Barazisë në Punë i Grupit Headhunter mat politikat dhe praktikat e kompanive shqiptare lidhur me punëkërkuesit dhe të punësuarit LGBTIQ. Stafi i Grupit Headhunter pyet drejtorët dhe verifikon politikat dhe praktikat, si të kompanive ndërkombëtare, ashtu edhe të atyre shqiptare, çdo vit. Intervista fokusohet në tre çështje kyçe të politikave dhe praktikave të kompanive, që përfshijnë:

Politikat me punë-kërkuesit dhe të punësuarit LGBTIQ
Kompetencat edhe ekzpertiza e kompanive për LGBTIQ
Përgjegjshmëria Sociale e kompanive lidhur me mbështetjen e çështjeve të LGBTIQ

Kompanitë shembullore të sivjetshme të Indeksit LGBTIQ të Barazisë së Punësimit

Kompanitë që fituan çmime më 2016-n janë si më poshtë:

Medalje Ari: “Vodafone Albania” dhe  “British Council”

Argjend: “Top Albania Radio”

Bronz: “Europe Agency” dhe “Neptun”

Kontakt

Nëse jeni të interesuar që kompania juaj të radhitet vitin e ardhshëm në Indeksin LGBTIQ të Barazisë në Punësim apo dëshironi të merrni informacione lidhur me Indeksin, ju lutem kontaktoni me Z. Elton ILIRJANI ([email protected] )

  • LGBTIQ trophies

  • The HeadHunter Group