Blog

People First - Kurse trajnimi për studentët dhe praktikat

 

Gjatë muajve Shtator – Tetor, në kuadër të Projektit “People First”, The Headhunter, në koordinim me Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional dhe bizneseve të Hoteleri-Turizmit, të rajoneve të Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Vlorës e Korçës, ka vijuar me sukses zhvillimi i kurseve 6 javore teorike dhe 1 mujore, praktike, për të gjithë kandidatët e përzgjedhur nga aplikimet e dërguara për të ndjekur këto kurse.

Më shumë se 130 studentë kanë përfunduar tashmë pjesën teorike pranë DRFPP-ve dhe janë duke ndjekur praktikën mësimore pranë bizneseve të Hoteleri-Turizmit në të gjithë Shqipërinë, për profesionet: Drejtues/e në Hoteleri-Turizëm, Udhërrëfyes/e Turistik/e, Kuzhinier/e, Barist/e, Kamarier/e, Recepsionist/e, Teknik/e Mirëmbajtje dhe Shërbim-Pastrim.

Ndërkohë, kurse të reja kanë startuar dhe janë në zhvillim pranë DRFPP-ve dhe vazhdojnë të mbërrijnë dhjetra aplikime çdo ditë, nga personat e interesuar, kryesisht të rinj, për të ndjekur kurset e Projektit “People First”.