Zbuloni këshillat tona lidhur me përgatitjet për intervistat e punës, për të rafinuar teknikat tuaja dhe për të kontrolluar nervat...
Çfarë duhet të prinsi
Ka lloje të ndryshme intervistash:
Me telefon – Telefonata fillestare e punëdhënësit që mund t’i eliminojë kandidatët bazuar në kritere thelbësore. Aplikuesit e suksesshëm zakonisht ftohen në fazën ballë për ballë.
Me Video - Me Skype, FaceTime ose YouTube, ky lloj intervistash po vjen në rritje për pozicione si shitjet, media dhe marketingu. Ato zakonisht bëhen gjatë procesit paraprak të përzgjedhjes.
Ballë për ballë – Takimet ballë për ballë bëhen me një të intervistuar, pasi kompania ka vendosur se ti ke atë që ajo po kërkon. Ato janë zakonisht formale, por mund të bëhen edhe duke drekuar. Mundet edhe që të intervistohesh nga persona të ndryshëm, në momente te ndryshme.
Paneli – Të ngjashme me intervistat ballë për ballë, ato zhvillohen kur dy apo më shumë persona të marrin në intervistë në të njëjtën kohë.
Grupi – Kandidatë të shumtë intervistohen së bashku. Atyre u bëhen pyetje me radhë, apo diskutohet për çështje të caktuara.
Qendra testimesh – Ato përfshijnë detyra si prezantimet, testet e shkruara, simulimet në grup dhe ushtrimet e ndryshme. Ato bëhen për të parë aftësitë e kandidatit në situata të caktuara dhe zgjasin nga një deri në tre ditë. Mund të jesh së bashku me mjaft kandidatë të tjerë. Bëni më shumë kërkime për qendrat e testimeve.
Kontakto me rekrutuesin nëse se di mirë se kush do të intervistojë, çfarë forme do të ketë intervista jote apo çfarë detyrash do të të jepen.
Përpara intervistës
Intervistat lypsin shumë kërkim dhe planifikim. Përgjithësisht, duhen bërë gjërat e mëposhtme kur përgatiteni për një intervistë:
Paraprij pyetjet e mundshme dhe përgatit përgjigjet përkatëse.
Merr në konsideratë se si do të shpjegosh anë problematike të CV-së tënde, si largimi nga një punëdhënës.
Kontakto referencat e tua, paralajmëroji ata se do të të intervistojnë dhe se ata mund t’i telefonojnë.
Kuptoje plotësisht rolin për të cilin po aplikon duke e rishikuar përshkrimin e punës dhe shih se çfarë aftësish, interesash dhe përvojash po kërkon punëdhënësi.
Përgatit pyetje për t’ia drejtuar intervistuesit.
Lexo uebsjatin e kpmpanisë, profilet në mediat sociale dhe literaturën kyçe (p.sh planin e biznesit, raportet financiare dhe strategjinë e përgjegjësisë sociale të kompanisë), duke siguruar se je i përgatitur për t’i shpalosur pikëpamjet dhe idetë e tua.
Kërko për lajme, trende, konkurrentë, histori dhe mundësi të kompanisë dhe të sektorit të saj të punës.
Rishikoje CV-në dhe formularin tënd të aplikimit.
Zgjidhe veshjen tënde një natë më parë, fli gjumë të bollshëm dhe shmang konsumimin e tepërt të alkolit. Planifiko udhëtimin tënd, duke synuar që të mbërrish dhjetë minuta më herët. Shmang të vrapuarit dhe djerësitjen dhe nëse është e mundur luftoje edhe nervozizmin. Në ditën e intervistës, konsumo një mëngjes të mirë dhe të shëndetshëm dhe shmang kafeinën e tepërt.
Kërko modelin më profesional të mundshëm të të shkruarit të një CV-je.
Çfarë të marrësh me vete
Ftesa jote për intervistë duhet të detajojë çdo gjë për të cilën ke nevojë, por zakonisht duhet të marrësh me vete:
Një shishe ujë;
Një hartë rruge, ose të paktën adresën e kompanisë në mënyrë që të mund ta këkrosh në Google Maps në celularin tënd;
Detaje për personin që do kërkosh kur të mbërrish;
Çertifikatën e notave, shembuj të punës tënde, dhe çdo provë tjetër të sukseseve të tua të së shkuarës;
para;
stilolaps dhe bllok;
Foto ID (p.sh pasaportë ose patentë);
Përshkrimin e punës dhe specifikimet e personit;
CV-në tënde, letrën e aplikimit dhe ftesën e intervistës;
Celularin tënd.
Si të lësh një pështypje të mirë
Zakonisht duhet:
T’u përgjigjesh pyetjeve në mënyrë të qartë dhe të përmbledhur;
Bëj pyetje të rëndësishme dhe që ngacmojnë mendjen në çastin e duhur, pasi kjo mund të tregojë se je tejet i interesuar për pozicionin dhe se po e dëgjon me të vërtetë intervistuesin;
Mos flit për problemet e tua personale;
Ji sa më entuziast të jetë e mundur;
Sillu me edukatë me çdo staf që takohesh përpara intervistës;
Shfaq një komunikim shenjash pozitiv, flit qartë, buzëqesh vazhdimisht dhe ruaj kontaktin me sy;
Mos përgojo asnjë punëdhënës të mëparshëm;
Bë me vendosmëri shtrëngime duarsh me intervistuesin/intervistuesit përpara dhe pas takimit;
Thekso cilësitë e tua më të mira, përvojat dhe arritjet, bazuar tek aftësitë që ke parë se janë të rëndësishme për kompaninë, dhe nënivizoji ato me shembuj praktikë;
Informoje intevistuesin/intervistuesit se je i gatshëm t’u përgjigjesh edhe pyetjeve të tjera nëse kanë;
Bëj që personaliteti yt të shkëlqejë;
Relaksohu dhe ulu në mënyrë të natyrshme, por pa u shtrirë në karrige dhe pa u mbështetur në tavolinë;
Shfaqi duart e tua, pasi kjo është një shenjë ndershmërie;
Vishu në stil biznesi në mënyrë të mençur dhe tërheqëse, me këpucë komode dhe të pastra.
Mënyra për të kontrolluar nervat
Nervat mund të të bëjnë që të harrosh të bësh gjëra të thjeshta si të dëgjuarit. Kjo mund të bëjë që të të konsiderojnë si jomiqësor ose të pavëmendshëm. Disa ide për të luftuar nervat përfshijnë:
Të jesh i ndërgjegjshëm për strukturën e intervistës, dhe për faktin se ato shpesh nisin me pyetje të thjeshta si për shembull “na flit për periudhën tënde në universitet”;
Të bësh stërvitje fizike përpara intervistës tënde, pasi kjo djeg energjitë negative dhe krijon një ndjesi mirëqenieje;
Bëj pauzë përpara se t’i përgjigjesh një pyetjeje të vështirë në mënyrë që t’i japësh vetes kohë për t’u menduar, ose të kërkosh që të sqarohet nëse fillimisht nuk je i sigurt se çfarë do të thotë pyetja;
Ta marrësh çdo gjë me perspektivë, duke i kujtuar vetes se gjëja më e keqe që mund të ndodhë është që të mos e fitosh vendin e punës;
Të shkosh në tualet përpara intervistës;
Të marrësh frymë thellë dhe të mos flasësh shumë shpejt;
Të marrësh bllokun me vete, duke shkruar për të nënvizuar shembujt që synon të tregosh;
Të mendosh për gjera pozitive dhe eksperienca të lumtura përpara se të nisë intervista, dhe ta tregosh veten tërësisht në kontroll gjatë intervistës.
Praktikë për intervista pune
Për t’u përgatitur për intervistën, ju mund të:
Kërkoni këshilla ose përshtypje pas intervistave të pasuksesshme;
Praktikojini dhe monitorojini aftësitë tuaja duke simuluar skenarë intervistash, duke bërë diskutime me një bashkëpunëtorin tuaj si të ishte një intervistë;
Regjistroheni veten sikur të ishit duke dhënë intervistë, ritransmetojeni për të parë se si dolët;
Rishikojini llojet e ndryshme të pyetjeve të mundshme, duke shkruar përgjigjet, duke mjatur shënim dhe duke nënvizuar gjërat kryesore;
Praktikoni përgjigjet tuaja duke i paraprirë pyetjet me dikë tek i cili keni besim.
Bëni kërkime për planifikimin e përgjigjeve tuaja lidhur me pyetjet e zakonshme të intervistave.
Intervistat telefonike
Ato zakonisht përdoren për të shmangur kostot më të larta paraprake, përpara intervistës ballë për ballë. Ato zakonisht regjistrohen dhe variojnë në kohëzgjatje, por mesatarisht shkojnë nga 20 në 30 minuta. Për një intervistë telefonike duhet të jesh i përgatitur si për një intervistë të rregullt dhe përgjithësisht duhet ta:
Drejtosh intervistuesin drejt profileve të tua në Ueo ose në LinkedIn nëse është e mundur, për të dëshmuar punën tënde praktike;
Gje një vend të qetë për intervistën, ku nuk mund të të bezdisin;
Karikoje plotësisht celularin tënd përpara intervistës dhe ç’aktivizo telefonatat në pritje;
Jepi shpejt mesazhet e tua kryesore, duke shkruar diku aftësitë e tua kryesore dhe mbaji ato përpara syve gjatë telefonatës;
Mba një gotë ujë pranë;
Mba një bllok dhe një stilolaps pranë;
Siguro lidhjen me internet;
Mbaj CV-në tende, formularin e aplikimit dhe përhskrimin e punës përpara syve;
Mos e ndërprit intervistuesin;
Mos tymos, mos u mllaçit, dhe mos ha;
buzëqesh, pasi kjo krijon një imazh pozitiv dhe dnryshoje tonin tënd të zërit;
flit ngadalë dhe qartë;
mendohu mirë, dhe jep përgjigje relativisht të shkurtëra.
Intervistat me video janë në rritje, sidomos kur apikon për punë jashtë vendit. Vishu njëlloj si për një intevistë ballë për ballë dhe kontrollo mjedisin përreth teje përpara se intervista të nisë. Së fundi, sigurohu që komunikimi yt me gjeste të jetë pozitiv; shih direkt te kamera dhe ruaj kontaktin me sy, pasi kjo do të të bëjë të dukesh i qetë dhe i sigurt.
Intervistat e dyta
Një intervistë e dytë do të thotë se ia ke dalë mbanë në kontaktin e parë dhe se tani intervistuesi kërkon prova se sa i vlefshëm mud të jesh për kompaninë; përshtatjen tëndeme pozicionin, strafin ekzistues dhe kompaninë; çfarë të dallon nga kandidatët e tjerë; dhe çfarë mund të bësh ti për ata. Zakonisht duhet:
Ta pyesësh kompaninë për ndonjë përshtypje paraprake, duke e rishikuar paraqitjen tënde që në intervistën e parë, duke shënuar dhe trajtuar çdo pyetje apo situatë që të vuri në vështirësi;
Zbulo sa më shumë për sfidat e kompanisë, përparësitë, tregun dhe konkurrentët, duke bërë kërkime për kompaninë për më shumë detaje se sa në intervistën e parë;
Zbulo se si do të jetë axhenda dhe kush do të intervistojë;
Gje mënyra për të shfaqur entuziazëm për synimet e kompanisë;
Jep përgjigje që të jenë në përputhje me atë që ka dëgjuar më parë intervustuesi;
Përgatit shembuj se si arritjet e tua mund t’i shërbejnë kompanisë;
Flit me persona të brendshëm të sektorit dhe sigurohu që të jesh i informuar me zhvillimet e reja duke lexuar jame për tregun.