Sipas statistikave dhe trendeve të dala nga të gjitha rekrutimet dhe kërkesat për punësim të marra nga klientët përgjatë vitit 2016, rekrutuesit e The Headhunter në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoni dhe Bosnje Hercegovinë kanë vënë re se pozicionet në sektorin e shitjeve (sales) janë ndër më të kërkuarat.
E ndarë në kategori, rekrutuesit theksojnë se industria e distribucionit dhe retail janë industritë me dinamikën më të madhe të rritjes.
Është vënë dukshëm re që kompanitë e farmaceutikës dhe industria e shëndetesisë në përgjithësi janë në rritje me trende jashtëzakonisht të mëdha.
Duke i parë këto parametra, The Headhunter ka shqyrtuar të dhënat e pagave dhe vendet e punës dhe ka krijuar një listë të vendeve të punës me potencial më të madh për vitin 2017.
Renditjet e vendeve të punës janë bazuar dhe ponderuar me këto parametra: paga, avancimi në karrierë, numri i kërkesave për vende të reja të punës, rritja nga viti në vit dhe disponueshmëria për hapje të degëve në të gjitha qytetet.
Gjithashtu rekrutuesit kanë analizuar edhe aftësitë e kërkuara nga punëdhënësit për secilën industri, veçanërisht për secilin vend pune.
Sipas analizave, të gjitha vendet e punës me potencial më të madh për vitin 2017, kanë të përbashkët shkathtësitë e buta dhe bazuar në të gjitha këto të dhëna, 5 vende pune me potencial më të lartë për rritje në vitin 2017 janë:
Shqipëri:
1. Programues Informatike
Paga Bazë Mesatare: 1000 €
Hapje të vendeve të reja të punës (në terma vjetore të rritjes): 70+
Aftesitë Kryesore: Programet Jawa, C++, etj; aftësi analitike.
2. Perfaqësues të shitjes
Paga Bazë Mesatare: 500 €
Hapje të vendeve të reja të punës (në terma vjetore të rritjes): 250+
Aftesitë Kryesore: FMCG, shtije, njohuri të produktit, etikë komunikimi.
3. Manaxher Brandi e Shitjesh
Paga Bazë Mesatare: 800 - 1500 €
Hapje të vendeve të reja të punës (ne terma vjetore të rritjes): 80+
Aftësite Kryesore: FMCG, Reëtail, Etikë Komunikimi, Aftësi Planifikimi e Menaxhimi.
4. Manaxherë/Supervizorë në biznesin e Shërbimeve të Klientit
Paga Bazë Mesatare: 1.500 – 2.500€
Hapje të vendeve të reja të punës (në terma vjetore të rritjes): 100+
Aftësite Kryesore: Etikë Komunikimi, Aftësi Planifikimi e Menaxhimi, Shërbim Klienti, Negocim, Influencueshmëri, Besueshmëri.
5. Keshilltar ligjor për korporata
Paga Bazë Mesatare: 800 €
Hapje të vendeve të reja të punës (në terma vjetorë të rritjes): 100+
Aftësitë Kryesore: Njohuri akademike, profesionale dhe të instucioneve përkatëse, aftësi analitike, fleksibilitet, vëmendje në detaje.
Kosovë:
1. Përfaqësues Mjekësor
Paga Bazë Mesatare: 700 €
Hapje të vendeve të reja të punës (në terma vjetore të rritjes): 70+
Aftesitë Kryesore: Farmaci komuniteti; këshillim farmacistësh, aftësi shitjeje; farmacist.
2. Perfaqësues të shitjes
Paga Bazë Mesatare: 500 €
Hapje të vendeve të reja të punës (në terma vjetore të rritjes): 250+
Aftesitë Kryesore: FMCG, shtije, njohuri të produktit, komunikim.
3. Menaxher Brendi
Paga Bazë Mesatare: 800 - 1000 €
Hapje të vendeve të reja të punës (ne terma vjetore të rritjes): 80+
Aftësite Kryesore: FMCG, Komunikim, planifikim, Menaxhim.
4. Personel i Burimeve Njerëzore
Paga Bazë Mesatare: 500 €
Hapje të vendeve të reja të punës (në terma vjetore të rritjes): 50+
Aftësite Kryesore: Influencues, të menduarit kritik, kredibël (i besueshëm), aftësi të shkëlqyera të të dëgjuarit dhe këshillimit.
5. Keshilltar ligjor
Paga Bazë Mesatare: 800 €
Hapje të vendeve të reja të punës (në terma vjetorë të rritjes): 100+
Aftësitë Kryesore: Aftësi akademike, hulumtim dhe analiza, vëemendje në detaje.
Mali i Zi:
1. Menaxher i Përgjithshëm Hoteli
Paga: ≤1500 €
Aftësitë Kryesore: Të paktën 7 vjet përvojë në këtë sektor, shitje dhe marketing, rrjet solid klientësh.
2. Menaxher për Pije dhe Ushqimore:
Paga: ≤ 1000 €
Aftësitë Kryesore: Të paktën 5 vite përvojë, në shërbimin e klientëve, etj.
3. Chef
Paga: ≤ 1000 €
Aftësitë Kryesore: Të paktën 5 vite përvojë në sektor
4. Mësues matematike (i kërkuar 165 herë vitin e kaluar)
Paga: ≤ 500 €
5. Inxhinier Civil (i kërkuar rreth 130 herë vitin e kaluar)
Paga: ≤ 1000 €
Maqedoni:
1. Programues
Paga mestare: 1,500 €
Vende të reja pune në vit: 100+
Aftësitë kryesore: Gjuhë programimi si Jawa, C ++, Node.Js, PHP, etj; aftësi analitike.
2. Kontrollor Cilësie
Paga mestare: 600-700 €
Vende të reja punë në vit: 120+
Aftësitë kryesore: Testim seleni, testim manual dhe automatik, përvojë pune të paktën 1-vjeçare.
3. Menaxher shitjesh
Paga mestare: 1.000-1.500 €
Vende të reja pune në vit: 80+
Aftësitë kruesore: Përvojë në shitje IT, shitje, aftësi në komunikim, planifikim dhe menaxhim i njerëzve dhe resurseve.
4. Menaxher / Supervizor në sektorin e Shërbimit ndaj Klientit – Qendër Kontakti
Paga mesatare: 600-1.100 €
Vende të reja pune në vit: 50+
Aftësitë kryesore: Aftësi komunikimi, aftësi menaxhimi, përvojë në telemarketing, gjuhë të huaja dhe përgatitje raportesh.
5. Chef
Paga mestare: 1.000-1.300 €
Vende të reja punë në vit: 60+
Aftësitë kryesore: Përvojë në kuzhinë 3-5 vjet, trajnime dhe certifikime, kuzhinë ndërkombëtare dhe tradicionale.
Bosnje Hercegovinë:
1. Programues
Paga mestare: 700 EUR €
2. Mjekësi (infermiere, etj)
Paga mestare: 500 €
3. Menaxher
Paga mestarë: 1200 €
4. Agjent sigurimesh
Paga mestarë: 450 €
5. Inxhinier Civil
Paga mestarë: 1000 €