I kaluat shpejt 12 muaj në punë. U ambientuat menjëherë, bëtë miq të rinj në zyrë dhe punuat aq shumë sa i përmbushët të gjitha objektivat e përcaktuara në javët e para. Çfarë ndodh më pas? Po sikur të ngriheni në detyrë...?
Punëdhënësit, ngritjet në detyrë përgjithësisht i bazojnë në kontributet e vërtetueshme dhe konkrete që keni bërë në vitin e fundit. Nuk do të keni ngritje në detyrë “vetëm sepse” i tregoni vlerat tuaj dhe e “shisni” veten.
Për shembull: Unë i kërkoj stafit tim që të më dërgojë një raport javor, me detaje rreth procesit të të gjitha projekteve, punëve dhe aktiviteteve që janë duke punuar. Kështu, ata kanë një shans për të reflektuar mbi progreset e tyre çdo javë dhe unë i i shoh gjërat si janë duke shkuar. Kjo është mënyra më e mirë për të ditur nëse keni patur një javë të mirë apo jo ndërsa mua ma bën shumë më të lehtë për të ju dhënë kritikat konstruktive.
Kur jeni një kohë të gjatë në një pozicion, shpesh i lini gjërat t’iu rrëshqasin prej duarve. Mos lejoni që kjo të ndodhë.
Unë iu rekomandoj të mbani një kalendar dhe të shënoni çdo detyrë të përfunduar të cilës mendoni se i keni shtuar vlerë. Kështu, kur të vijë radha ta shqyrtoni pozicionin tuaj, ju i keni përpara detajet e çdo gjëje që keni bëre në dobi të kompanisë. Mendohuni me kujdes për këtë, pra nuk duhet të jetë vetëm një listë e detyrave të përfunduara nga dita në ditë, por duhet më shumë se kaq, të shkoni lartë e më lartë dhe përtej çdo gjëje në qoftë se vërtet doni të lini përshtypje.
Kjo është një disiplinë e madhe, që ju ndihmon e iu mban në rrugën e duhur të përparimit tuaj dhe njëkohësisht ju motivon. Ia vlen ta kuptoni hendekun e aftësive në mes të asaj se ku jeni dhe ku do donit të ishit. Sigurohuni që lista juaj të shfaqë arritjet duke i treguar punëdhënësit tuaj që e kuptoni se çfarë duhet ndërmarrë të arrini nga A-ja në B.
Do të ju rekomandoja ta përgatisni një prezantim të bazuar në punën tuaj të 12 muajve të fundit. Kjo do të tregojë jo vetëm profesionalizëm por gjithashtu edhe aftësi të mëdha komunikuese. Gjatë prezantimit, flitini eprorit tuaj rreth rrugëtimit tuaj 12 muajsh dhe nxirrni në pah fushat kyçe duke pasur parasysh objektivat që keni vendosur në fillim të vitit.
Në përvojën time 7 vjeçare rrallë kam parë që dikush është i organizuar aq mirë duke bërë planifikime te cilat më kanë befasuar. Me këtë teknikë, sigurisht që do të jeni në gjendje më të mirë që të siguroni ngritjen në detyrë.
Kur i kujtoj vlerësimet që kam bërë, është një e tillë që gjithmonë më vjen në mendje. Personi në fjalë ka bërë pikërisht si përshkrimi më lartë; ajo identifikoi zhvillimin e saj dhe kualifikoi se çfarë kishte arritur muaj për muaj për të vërtetuar vlerën e saj gjatë prezantimit që bëri. Duke e ditur se jam njeri i numrave, me të vërtetë më impresionoi. Kur e përfundoi prezantimin, për mua ishte aq e natyrshme ta promovoja, sepse ishte vlerësimi më bindës që kisha përjetuar ndonjëherë.
Qëllimi është që të besoni në vetvete – sido që të tingëllojë kjo. Nëse besoni se vërtet e meritoni këtë ngritje në detyre dhe keni bërë gjithçka që e vërteton vlerën tuaj, atëherë ashtu do të jetë.
Ndiqni këtë proces, tregoni se si mund të zotëroni dhe përmisoni rolin tuaj dhe më besoni se nuk do të zhgënjeheni.